LAJMI I FUNDIT:

Varfëria, papunësia dhe çmimet – problemet kryesore të qytetarëve sipas anketës së UNDP-së

Varfëria, papunësia dhe çmimet – problemet kryesore të qytetarëve sipas anketës së UNDP-së

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik, ndërkaq anketimi i opinionit të Pulsit Publik nxjerr në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Të dhënat për këtë përmbledhje janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj 2024, duke reflektuar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që mbulojnë 38 komunat, duke përfshirë zonat urbane dhe rurale, dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës.

Disa nga gjetjet kryesore të anketës përfshijnë:


Varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7%), u regjistruan si tre çështjet kryesore. Shërbimet e kujdesit shëndetësor (7.8%) dhe mjedisi (5.6%) plotësuan pesë problemet kryesore.

Për shqiptarët e Kosovës, tri çështjet kryesore ishin papunësia (16.8%), varfëria (16.6%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.8%).

Për serbët e Kosovës, varfëria (15.2%), problemet e hapësirës urbane (13.8%) dhe marrëdhëniet ndëretnike (13.3%) ishin tri çështjet kryesore, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës, çështjet kryesore ishin varfëria (19.5%), furnizimi me energji elektrike, (14.2%) dhe problemet e hapësirës urbane (11.1%).

Një total prej 83.2% për qind e të anketuarve raportuan se ndjehen të sigurt nga dhuna dhe krimi kur janë në rrugë.

Të dhënat e ndara sipas gjinisë treguan se 83.4% e burrave dhe 82.9% e grave ndjehen të sigurt kur janë në rrugë.

Të dhënat e ndara sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i shqiptarëve të Kosovës (85.3%) dhe komuniteteve tjera të Kosovës (83.2%) krahasuar me serbët e Kosovës (31.9%) ndiheshin të sigurt kur ishin jashtë në rrugë.

60% e të anketuarve besojnë se punësimi në sektorin privat fitohet në bazë të meritës, krahasuar me punësimin në sektorin publik, për të cilin vetëm 32% e të anketuarve kanë pohuar të njëjtën gjë.

Raportin e plotë e gjeni këtu: /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Implantimi i lenteve Premium me shumë fokuse: Zgjidhja për pamje të qartë në disa distanca

Kubati
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kosmonte Foods
Çfarë po pret? Nxito, bëhu pjesë e lojës për të fituar veturë Kia Stonic 00 nga Emona Center!

Çfarë po pret? Nxito, bëhu pjesë e lojës për të fituar veturë Kia Stonic 00 nga Emona Center!

Emona Center
CorrWatch: Pati jotransparencë gjatë rekrutimit të drejtorit të ATK-së dhe sekretarit në Ministrinë e Financave

CorrWatch: Pati jotransparencë gjatë rekrutimit të drejtorit të ATK-së dhe sekretarit në Ministrinë e Financave

Ekonomi
KEDS me policinë në terren, kryejnë kontrolle për keqpërdorimet e energjisë

KEDS me policinë në terren, kryejnë kontrolle për keqpërdorimet e energjisë

Ekonomi
Kalo në kategori