LAJMI I FUNDIT:

Bekim Haxhiu kërkon seancë të jashtëzakonshme, shkak deklarata e ministres së Drejtësisë

Bekim Haxhiu kërkon seancë të jashtëzakonshme, shkak deklarata e ministres së Drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar çështjen e sigurisë në burgjet e vendit.

Kjo kërkesë e tij vjen pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka hedhur dyshime se Serbia ka ndërhyrë në burgjet e Kosovës duke u mundësuar disa të burgosurve të arratisen.

Në postimin e tij në Facebook, Bekim Haxhiu tha:


“Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo është e domosdoshme pas deklaratës së ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës.”

Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën
Lexo po ashtu Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një deklarate lidhur me rastin e arratisjes së Faton Hajrizit, tha se është e rëndësishme të theksohet se arratisjet e personave të kërkuar nga institucionet e Kosovës po ndodhin drejt territorit të Serbisë.

“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar dhe lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës së Kosovës,” tha ministrja Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori