LAJMI I FUNDIT:

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka ngritur disa teza që hedhin dyshime mbi ngjarjet e fundit në vendbanimin Lloznica të Serbisë.

Sipas Musliut, ngjarjet që përfshijnë vrasjen e shqiptarit Faton Hajrizi dhe një polici serb, mund të jenë pjesë e një skenari të planifikuar nga autoritetet serbe.

Musliu sugjeron se Lloznica, e cila pritet të bëhet një minierë litiumi, mund të jetë zgjedhur qëllimisht si vendi për këto ngjarje.


Pikërisht aty ishte paralajmëruar një protestë e ambientalistëve serbë për shkak të vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Serbi.

Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët
Lexo po ashtu Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

“Protestat e serbeve te gjelbër mund të bëheshin problem, gjatë vizitës së paralajmëruar të kancelarit gjerman Scholz! Për ta menaxhuar sa më mirë situatën, pushteti prorus i Vuciq, i cili po përpiqet të mbijetojë dosido, tha se pikërisht në Lloznica, një shqiptar (Faton Hajrizi) realizoi sulm terrorist duke vrarë një polic serb. Pas dy ditësh u vra edhe shqiptari që kishte ikur nga burgu i Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Në këtë kontekst, Musliu hedh dyshime se autoritetet serbe kanë inskenuar këto ngjarje.

Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën
Lexo po ashtu Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Musliu thekson se kjo ngjarje ndodhi brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore dhe në një hapësirë të ngushtë territoriale, duke ngritur pikëpyetje mbi autenticitetin e ngjarjeve.

Ngjarjet në Loznica kanë ngritur shqetësime të shumta dhe kanë nevojë për një analizë të thelluar për të kuptuar motivet dhe qëllimet e mundshme prapa tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Drejtësi
Kalo në kategori