LAJMI I FUNDIT:

Rusia po përdor forca të parregullta në operacionet sulmuese në Ukrainë

Rusia po përdor forca të parregullta në operacionet sulmuese në Ukrainë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë forca të parregullta në operacionet sulmuese, ka njoftuar Britania e Madhe.

Siç thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shumë forca të parregullta në operacionet e saj sulmuese në Ukrainë.

Në një postim në X, thuhet se Moska po përdor forca që janë “të papërgatitura dhe të patrajnuara”.


Forcat e parregullta janë trupa që nuk janë anëtarë të forcave të armatosura të rregullta, policisë ose forcave të tjera të sigurisë së brendshme, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Një shembull është Korpusi Vullnetar i krijuar në vitin 2023, i cili përbëhet nga më shumë se 20,000 rezervistë, mercenarë dhe ish-të dënuar.

“Formacionet e parregullta të Rusisë janë kryesisht njësi këmbësorie të lehta që nuk kanë mbështetje artilerie apo ajrore, duke i bërë ato më të cenueshme se homologët e tyre të rregullt”, tha ministria.

“Rrjedhimisht, këto formacione ka të ngjarë të kenë pasur përqindje proporcionalisht më të larta të viktimave në nëntë muajt e fundit krahasuar me njësitë e rregullta ruse”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori