Truku viral i Anne Hathaway për buzët më të plota u shikua 5.9 milionë herë: “Të gjithë më shikonin sikur të kisha tri koka”
Anne Hathaway është pa dyshim një nga bukuroshet natyrore më të mëdha në botë, ndaj ne i marrim si të mirëqena truket e saj të bukurisë
Ashtu si shumica e personazheve të famshëm, Anne Hathaway është mjaft aktive në TikTok dhe videoja e saj e fundit, e cila përfshin përdorimin e shiritave të flokëve për buzë më të plota, ka intriguar 5.9 milionë njerëz. A funksionon vërtet?
Aktorja postoi një video në TikTok-un e saj ku u tregoi ndjekësve të saj një truk që përdor për t’i bërë buzët e saj të duken më mirë. Ndërsa përgatitej për xhirimet, Anne Hathaway, në shoqërinë e parukierit të saj Adir Abergel, zbuloi një truk me kapëse flokësh.
Ky është një truk mjaft i thjeshtë bukurie. Thjesht shtypni butësisht buzët me majat e kapëses së flokëve. Ju duhet ta bëni këtë për rreth 30 sekonda për të filluar të shihni rezultate, transmeton Telegrafi.
#liptok ♬ Lips Are Movin – Meghan Trainor
“Po vijmë në set, i hodha një sy monitorit dhe vura re që buza ime e sipërme m’u duk paksa e tharë”, tha ajo në videon tashmë virale të TikTok.
“Kështu që i kërkova Adirit një kapëse flokësh. Stimulova buzën me kapëse flokësh në përpjekje për të rikthyer pak gjak dhe për të marrë pak qarkullim. Të gjithë më shikonin sikur të kisha tri koka”, tha ajo.
Mos harroni, ju nuk dëshironi të lëndoni veten, thjesht dëshironi të stimuloni pak lëkurën.
“Mund ta teproni”, paralajmëroi aktorja në videon e saj.
“Ky truk është menduar të jetë një truk i butë që ju nuk e bëni për më shumë se 30 sekonda. Mos e teproni… Nëse shihni gjak, keni shkuar shumë larg”.
View this post on Instagram
A funksionon vërtet truku me kapëse flokësh?
Po, truku i Anne Hathaway për buzë më të plota funksionon. Nëse i bëni siç duhet, buzët tuaja duhet të kenë një pamje pak më rozë dhe më të trashë. Duke trokitur butësisht buzët, ju lejoni më shumë rrjedhje gjaku në buzë, duke i bërë ato më të errëta dhe më të plota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza
Gwyneth Paltrow tregoi muskujt e formësuar në pozat me bikini
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot
Parandaloje elektrizimin e flokëve
Java e 36-të e shtatzënisë: Keni hyrë në muajin e nëntë!
Hapet ambienti i ri përrallor në Prishtinë - "Brows By Fjolla"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë