LAJMI I FUNDIT:

Java e 36-të e shtatzënisë: Keni hyrë në muajin e nëntë!

Java e 36-të e shtatzënisë: Keni hyrë në muajin e nëntë!

Një ekzaminim është i rëndësishëm për ju që të bëni dhe këto janë situatat kur duhet t’i telefononi mjekut

Keni arritur javën e tridhjetegjashtë të shtatzënisë dhe në fakt keni hyrë në muajin e nëntë.


Ja cilat janë ekzaminimet që duhet të bëni, por edhe si ndiheni ju dhe bebja gjatë kësaj periudhe.

Çfarë po ndodh me beben?

E zhytur mirë në mitër, bebja përpëlitet më pak, por lëvizjet e saj janë më të forta tani. Ajo vazhdon të fitojë peshë – rreth 30 gram në ditë. Peshon pothuajse 2.700 gram dhe është pak më shumë se 46 cm e gjatë (madhësia e një papaje).

Fytyra e bebes është e lëmuar dhe faqet janë të rrumbullakosura. Trupi i saj është i mbuluar me një substancë yndyrore të bardhë (vernix caseosa) që mbron lëkurën e bebes ndërsa është në stomak. Bebja e gëlltit atë, së bashku me lëngun amniotik dhe sekrecione të tjera, gjë që çon në formimin e një përzierjeje të zezë të quajtur mekonium (jashtëqitja e parë e foshnjës).

Në fund të kësaj jave, bebja hyn në “termin”. “Termini i plotë” është nga java e 38-të deri në javën e 42-të, bebet e lindura para javës së 37-të janë para kohe dhe ato pas javës së 42-të janë të lindura pas kohe. Tani, bebja duhet të jetë me kokë poshtë.

Placenta ka filluar të plaket dhe nuk funksionon aq mirë sa në fazat e mëparshme, gjë që mund të jetë një nga faktorët që ndikojnë në fillimin e lindjes, transmeton Telegrafi.

36 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me mamin?

Ju ndoshta keni shtuar deri tani 11-14 kilogramë. Së shpejti do të ndjeni lehtësim – fëmija zbret në legen (duke u përgatitur për lindje). Si rezultat, urthi zvogëlohet dhe ju mund të merrni frymë më lehtë, sepse ka më pak presion në diafragmë. Ky proces mund të ndodhë disa javë para lindjes (nëse është foshnja e parë), ose menjëherë pasi të fillojë (nëse keni lindur tashmë). Por tani pjesa e poshtme është e shtypur, ndaj mund të prisni probleme me gazra, fryrje, dhimbje dhe urinim të shpeshtë. Nëse foshnja është mjaft poshtë, do të ndjeni presion vaginal. Disa gra e përshkruajnë atë si të kenë një top bowlingu midis këmbëve të tyre!

Në javën e 36-të, gjinekologu do t’ju japë udhëzime për një mostër vagjinale dhe rektale – një test për të zbuluar streptokokun e grupit B. (Mos u shqetësoni – shtupa e pambukut nuk do t’ju dëmtojë). Ky streptokok është zakonisht i padëmshëm tek të rriturit, por nëse e keni dhe gjatë lindjes, ai kalon tek fëmija dhe mund të shkaktojë komplikime serioze si pneumoni, meningjit ose infeksion gjaku. 10 deri në 30 për qind e grave shtatzëna nuk e dinë se kanë baktere, ndaj është e rëndësishme që të testohen. (Bakteri vjen dhe shkon vetvetiu dhe kjo është arsyeja pse ju nuk jeni testuar më herët në shtatzëni.) Nëse e keni këtë bakter, do t’ju jepen antibiotikë gjatë lindjes për të zvogëluar rrezikun e infeksionit për fëmijën.

Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje
Lexo po ashtu Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Ju mund të vini re se kontraktimet Braxton-Hicks janë më të shpeshta. Telefononi menjëherë mjekun nëse vëreni: ulje të aktivitetit të foshnjës ose dyshoni se po rrjedh lëng amniotik, nëse keni gjakderdhje vagjinale, temperaturë, dhimbje koke të herëpashershme ose të vazhdueshme, dhimbje të vazhdueshme barku ose ndryshime të shikimit.

Çfarë duhet të bëni?

Mendoni për shkuarjen në maternitet. Planifikoni se si do të shkoni në spital dhe sa do të qëndroni.

Mos planifikoni udhëtime. Edhe nëse jeni duke e shijuar shtatzëninë, është më mirë të shmangni udhëtimet, veçanërisht udhëtimet ajrore gjatë muajit të fundit të shtatzënisë, sepse mund të lindni në çdo moment. Disa linja ajrore nuk pranojnë gra që kanë më pak se 30 ditë afat. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Flokë dhe stil
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Deri kur duhen mbajtur dhëmbët e qumështit

Deri kur duhen mbajtur dhëmbët e qumështit

Prindër dhe fëmijë
Aknet në shpinë: Çfarë i shkakton dhe si duhet trajtuar ato!

Aknet në shpinë: Çfarë i shkakton dhe si duhet trajtuar ato!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre?

Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori