LAJMI I FUNDIT:

Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Ja çfarë mund të ndieni

Ka ardhur java e tridhjetepestë e shtatzënisë dhe ja ndryshimet që mund të prisni në të kur bëhet fjalë për beben, por edhe për ju.


Tani bebja është rreth 44 cm e gjatë dhe peshon rreth 2.500 gram. Veshkat tani janë zhvilluar plotësisht dhe mëlçia mund të përpunojë disa mbetje materiale. Mushkëritë ndoshta janë pjekur plotësisht. Pjesa më e madhe e zhvillimit fizik bazë ka përfunduar dhe në javët e ardhshme bebja do të shtojë peshë (rreth 200-250 gram në javë).

Nëse do të mund ta fusje gishtin në grushtin e saj tani, do të ndieje një shtrëngim të vogël por të fortë!

Kordoni i kërthizës është rreth 50 cm i gjatë dhe 1-2 cm i gjerë. Meqenëse është rrëshqitëse, rrallë ndodh që të ngatërrohet në një nyjë të ngushtë ose të mbështillet rreth foshnjës. Një venë kalon nëpër kordonin e kërthizës, përmes së cilës foshnja merr oksigjen përmes gjakut dhe dy arterie përmes të cilave gjaku kthehet në placentë, transmeton Telegrafi.

35 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me mamin?

Mitra juaj e rrumbullakët po shtyn organet e tjera të brendshme, duke ju bërë që të urinoni më shpesh dhe të keni urth ose çrregullime të tjera gastrointestinale. Ushqimet më të vogla dhe më të shpeshta do të ndihmojnë. Hormoni i shtatzënisë bën që nyjet e legenit të zgjerohen për të përgatitur trupin tuaj për lindjen e fëmijës. Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës dhe ngërçet e këmbëve tani janë të zakonshme. Një masazh i mirë i shpinës dhe i këmbëve nga një i dashur është ilaçi më i mirë! Ju ende mund të prisni ënjtje të kyçeve dhe gishtërinjve, varice dhe hemorroide. Kujdesuni për dietën tuaj (merrni ushqime të pasura me vitamina dhe minerale) dhe pushoni sa më shumë që të jetë e mundur.

Java e 34-të e shtatzënisë: Ndiheni shumë të lodhura, sepse nuk mund të flini natën, ndërkohë bebja juaj ka zhvilluar ritmin e vet
Lexo po ashtu Java e 34-të e shtatzënisë: Ndiheni shumë të lodhura, sepse nuk mund të flini natën, ndërkohë bebja juaj ka zhvilluar ritmin e vet

Që tani e tutje, me siguri do të takoni mjekun çdo javë. Në ekzaminimin e radhës kontrollues (përveç matjes së zakonshme të presionit të gjakut dhe peshës trupore), merren mostrat, përcaktohen matjet e legenit, bëhet kontrolli i plotë i urinës, ekzaminimi i gjirit dhe ekzaminimi obstetrik.

Çfarë duhet të bëni?

Hiqni unazat. Nëse nuk e keni bërë ende, sigurohuni të hiqni unazat tuaja këtë javë.

Bëni një plan lindjeje. Tani është koha e duhur për të vendosur se çfarë lloj lindjeje dëshironi – nëse burri juaj do të jetë i pranishëm, nëse dëshironi të lindni me ndihmën e anestezisë epidurale dhe të ngjashme. Lindja e fëmijës është një gjë e paparashikueshme, por ju mund të mendoni për zgjedhje në kohë dhe kështu të eliminoni të paktën disa shqetësime.

Përgatitni ushqimin për ditët pas lindjes. Nëse nuk keni njeri që t’ju ndihmojë në ditët e para me fëmijën tuaj, gatuani disa vakte tani dhe ngrini ato. Ju dhe partneri juaj do të lodheni nga përgjegjësitë rreth bebit dhe në këtë mënyrë, ushqimet e shëndetshme do të jenë shpejt në tryezën tuaj. /Telegrafi/