Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, sidomos rreth zonave malore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 29 deri në 34 gradë.


Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–4 m/s

IHK thekson se duhet të kemi kujdes nga vapa.

Gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat e larta mund të shkaktojnë ngarkesë termike, veçanërisht te personat e ndjeshëm.

Rekomandimet:

Pini mjaftueshëm lëngje

Shmangni qëndrimin e gjatë në diell

Kufizoni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta

Mbroni lëkurën nga rrezatimi diellor

KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE

Temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të favorizojnë pjekjen e kulturave bujqësore, por do të rrisin kërkesat për ujë. Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojës.

INDEKSI UV: I LARTË – SHUMË I LARTË

Kujdes i shtuar nga 10:00 deri në 16:00. /Telegrafi/