LAJMI I FUNDIT:

Llapi eliminohet nga Liga e Evropës, vazhdon garën në atë të Konferencës

Llapi eliminohet nga Liga e Evropës, vazhdon garën në atë të Konferencës

Llapi është eliminuar nga Liga e Evropës prej Wislas me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Ndeshjen më mirë e nisën llapjanët, që rrezikuan pas vetëm gjashtë minutash me anë të Elvir Gashijanit, që u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari nuk dha penallti.

Dy minuta më vonë, Wisla rrezikoi me anë të Olivier Sukiennicki, por Ilir Avdyli bëri një pritje të lehtë.


Llapit i mungon fati në pjesën e parë përballë Wislas - Gashjani fantastik me depërtime
Lexo po ashtu Llapit i mungon fati në pjesën e parë përballë Wislas - Gashjani fantastik me depërtime

Skuadra polake mendoi se kishte shënuar, në minutën e 17-të nëpërmjet Olivier Sukiennicki, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Pas vetëm dy minutash, Gashjani sërish rrezikoi për Llapin, por që topi u bllokua nga mbrojtja kundërshtare

.

Gashjani në 45 minutat e parë ishte fantastik, duke mos i lënë mbrojtësit e Wislas të mbusheshin frymë nga depërtimet e tij.

Në pjesën e dytë, skuadra polake ia doli të shënonte e para, ku nëpërmjet Angel Rodados (58’), realizuan për 1-0.

Mirëpo, Llapi u kundërpërgjigj me golin e Ardit Tahirit (74’), me asistimin e Ilir Blakqorit për rezultatin 1-1.

Tashmë ishte shumë vonë për llapjanët, ndërsa Wisla ia doli të realizonte për 2-1 për të vulosur fitoren e tyre me golin e Giannis Kiakos (90′).

Me eliminimin nga Liga e Evropës, Llapi do të luajë tani një rang më poshtë, në atë të Konferencës, derisa përballë do të ketë Brondbyn nga Danimarka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një muaj nga starti i Ligës Premier: Super kompjuteri parashikon kampionin e sezonit 2024/25

Një muaj nga starti i Ligës Premier: Super kompjuteri parashikon kampionin e sezonit 2024/25

Premier League

"Mënyra se si ai luan është e pabesueshme" - Kakas iu kërkua të zgjedhë mes Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Zyrtare: Man City bën goditjen e parë në këtë afat kalimtar, nënshkruan për pesë vite me Savinhon

Zyrtare: Man City bën goditjen e parë në këtë afat kalimtar, nënshkruan për pesë vite me Savinhon

Premier League
Dështuan në Yoron, Real Madridi gjen një tjetër top mbrojtës - kushton 40 milionë euro

Dështuan në Yoron, Real Madridi gjen një tjetër top mbrojtës - kushton 40 milionë euro

La Liga
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Bundesliga
Mendes ia ofroi Perezit një top lojtar, presidenti i Real Madridit e refuzoi menjëherë

Mendes ia ofroi Perezit një top lojtar, presidenti i Real Madridit e refuzoi menjëherë

La Liga
Kalo në kategori