LAJMI I FUNDIT:

Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Përkundër pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen, së paku gradualisht, kjo nuk ka ndodhur ende.

Verën e kaluar, BE-ja ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës – përfshirë anulimin e disa takimeve në nivel të lartë – duke vlerësuar se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veriun e banuar me shumicë serbe.

Tensionet në këtë zonë janë rritur pasi Qeveria e Kosovës ka instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe, në fund të majit të vitit 2023.


Rekomandimin për heqjen e masave e ka dhënë në qershor përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke e arsyetuar atë me hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre.

Tani thuhet se Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) është duke i vazhduar konsultimet me vendet anëtare për tekstin e një deklarate të përfaqësuesit të lartë, me të cilën do të njoftohej për heqjen e masave.

Por, disa versione të tekstit të një deklarate të tillë nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.

Sipas burimeve diplomatike në BE, shumica e vendeve janë pajtuar që të hiqen masat, disa kanë dashur të hiqet vetëm një pjesë e tyre, por disa kanë kërkuar edhe vendosjen e një klauzole, sipas së cilës masat do të mund të ktheheshin me automatizëm, nëse autoritetet e Kosovës do të ndërmerrnin ndonjë hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri, që do t’i rriste tensionet.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se Borrell, ashtu siç është kërkuar prej tij, u ka dërguar raportin vendeve anëtare dhe diskutimi për të është zhvilluar në qershor.

Por, Stano tha se “përmbajtja e atij raporti nuk do të bëhet publike”.

Radio Evropa e Lirë ka pasur rast ta shohë atë raport dhe në të është rekomanduar heqja e masave.

Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

“Marrë parasysh hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit [Evropian] që të marrë qëndrim për heqjen e masave për Kosovën, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionale”, është thënë në raportin e Borrellit.

Borrell, në rekomandimin e tij, ka thënë se vendimi nga ana e Këshillit do të kontribuonte në një kontekst të balancuar, në të cilin dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga BE-ja, do të mund të ecë përpara.

“Nga Kosova pritet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë depërshkallëzuese dhe për t’i evituar veprimet e pakoordinuara”, është thënë në raportin e Borrellit.

Por, gjatë diskutimeve, disa vende anëtare kanë argumentuar se përmbushja e kushteve nga ana e Kosovës “nuk është e plotë”.

Stano thotë se “diskutimet në Këshill po vazhdojnë”.

Në Bashkimin Evropian nuk duan të flasin për afatet kohore se kur do të mund të hiqeshin masat, por zyrtarë të BE-së – në kushte anonimiteti – thonë se “vendimi është bërë më i vështirë pas sjelljes jokonstruktive” në takimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të lartë dhe në nivel të kryenegociatorëve.

Në fund të qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar në Bruksel për një rund të ri bisedimesh, por takimi i përbashkët nuk është zhvilluar, për shkak të disa kushteve që ka nxjerrë Kurti e që i ka refuzuar Vuçiq.

Disa burime të BE-së thonë se në mesin e arsyeve përse disa shtete nuk duan të hiqen masat, janë niveli i ulët i besimit ndaj autoriteteve të Kosovës dhe frika se Kosova mund të ndërmarrë hapa të njëanshëm për hapjen e urës mbi lumin Ibër, që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Menaxherët e kontratës 12 milionëshe të Arkitektit të Kryeqytetit japin dorëheqje - flasin nga Komuna e Prishtinës

Menaxherët e kontratës 12 milionëshe të Arkitektit të Kryeqytetit japin dorëheqje - flasin nga Komuna e Prishtinës

Jehona Hulaj
Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Lajme
Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Lajme
“Na u ka rëndu jeta, e po varfërohemi”, banorët e Shipitullës të lodhur e të lënë pas dore

“Na u ka rëndu jeta, e po varfërohemi”, banorët e Shipitullës të lodhur e të lënë pas dore

Elfije Boletini
Ofendime dhe përplasje të ashpra, krejt çka ndodhi në Komisionin Hetimor në Kuvend

Ofendime dhe përplasje të ashpra, krejt çka ndodhi në Komisionin Hetimor në Kuvend

Lajme
Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

Lajme
Kalo në kategori