LAJMI I FUNDIT:

Lagjja e vjetër e kryeqytetit ende pa Trafik Urban, ankohen qytetarët

Lagjja e vjetër e kryeqytetit ende pa Trafik Urban, ankohen qytetarët

Linjat e trafikut urban nuk i përfshijnë të gjitha lagjet e Komunës së Prishtinës dhe kjo po paraqet shqetësim për banorët e kryeqytetit, sidomos për ata të lagjes “Kolovica”, respektivisht në rrugën “Haxhi Zeka”.

Banorët janë ankuar se nuk ka linja të autobusëve të trafikut urban me të cilat do të lëviznin lirshëm për të kryer punët e tyre ditore.


Bajram Ukata, qytetar i Prishtinës i cili jeton në Zvicër, mirëpo në stinën e verës qëndron në Kosovë tha se sa mirë do të ishte sikur me një biletë mujore të lëviznin me të gjitha linjat e autobusëve në kryeqytet.

Bajram Ukata, qytetar

“Ka trafik privat, 7 dhe 7 A, por trafik urban kjo zonë s’ka, e s’ka pasur asnjëherë. Mirë do ishte, të kishte. Të vetmit janë 7 dhe 7A që janë të mbingarkuar. Jetoj në Zvicër dhe biletën e marr mujore dhe s’ka rëndësi se çfarë autobusi është. E këtu dhe me marr biletën mujore për trafik urban e nëse je në një lagje ku ka vetëm autobusë privat, ajo mujore nuk vlen. Faktikisht duhen dy-tri mujore me i marrë. S’kanë kurrfarë koordinimi në Prishtinë”, ka tha Ukata.

Edhe Hilmi Gashi kërkoi që trafiku urban të kalojë në këtë zonë të lagjes së tij.

Hilmi Gashi, qytetar

“Në këtë zonë nuk është trafiku urban, por për ne si pensionist kish me qenë mirë që trafiku urban me marrë një metodë përmes kilometrazhës pasi kish me qenë shumë e favorshme për banorët…”, tha ai.

Edhe Ymer Ahmeti, banor i kësaj zone tha se sa e rëndësishme është që autobusët të kenë rregull si dhe ndalesat t’i kenë nëpër stacione, e jo vend e pa vend.

Ai tha se në këtë pjesë të qytetit ka vetëm autobusë privat.

Ymer Ahmeti, qytetar

“Autobusë ka, por ka vetëm gjatë ditës së punës, e të shtunë e të diel nuk ka. E problemi jonë është që këto autobusë po ndalojnë vend e pa vend”, tha ai.

Telegrafi ka kontaktuar zyrën e informimit të Trafikut Urban në Prishtinë të cilët thanë se operojnë në bazë të asaj që vendos Komuna e Prishtinës.

“Ne operojmë në bazë të asaj që vendos Komuna e Prishtinës. Për këtë drejtohuni në Komunë”, thanë nga zyra për informim të Trafikut Urban.

Telegrafi dërgoi disa pyetje edhe në Komunë të Prishtinës për këtë shqetësim të banorëve për mungesën e linjës së Trafikut Urban dhe është në pritje të përgjigjeve. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant

Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant "Ujku"

Lajme
Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në

Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor

Lajme
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Lajme
Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Lajme
Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Specialja po dënon luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Specialja po dënon luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Lajme
Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

Lajme
Kalo në kategori