LAJMI I FUNDIT:

Cucurella tregon emrin e yllit anglez për të cilin shpreson të mos luajë në finale të Euro 2024

Cucurella tregon emrin e yllit anglez për të cilin shpreson të mos luajë në finale të Euro 2024

Marc Cucurella ka folur rreth mundësisë për t’u përballur me bashkëlojtarin e tij tek Chelsea, Cole Palmer, në finalen e nesërme (e diel) të Euro 2024 dhe thënë të drejtën, duket se nuk është i kënaqur me këtë ide.

Luis De La Fuente dhe ekipi i tij i Spanjës do të synojë të zgjerojë serinë e tyre si të pamposhtur në Euro 2024 kur do të përballen ndaj Anglisë në qytetin e Berlinit.

Në fakt, para kësaj përballje, mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella ka shpresuar që përzgjedhësi anglez  të mos e përdorë fare Cole Palmer të dielën.


“Kam biseduar me të, por ishte rreth një javë më parë. Ne folëm paksa në raundet e kaluara. Për mua, është shumë më mirë nëse ai nuk luan dhe qëndron në bankë”, ka thënë fillimisht Cucurella,.

Pesë 'betejat' më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024
Lexo po ashtu Pesë 'betejat' më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

Cucurella gjithashtu shpjegoi se si është të mbrohesh ndaj Palmer, i cili e bëri mbrojtësin ‘të vuante’ që prej transferimit të tij nga Manchester City verën e kaluar.

“Ai nuk ka luajtur shumë në Euro 2024, por ai është Cole Palmer. Truri i tij funksionon shumë shpejtë, ai është gjithmonë një hap para të tjerëve”.

“Aftësia e tij e marrjes së vendimit është pothuajse gjithmonë e shkëlqyer, dhe e ka atë inteligjencë që është gjëja më e vështirë për t’u mbrojtur ndaj saj, ju nuk mund ta parashikoni se cila është lëvizja e tij e radhes. Kam vuajtur shumë në stërvitje”.

“Ai më rikujton shumë Lamine Yamal. I njëjti stil i lojtarit. Ai është një djalosh që nuk i intereson fortë për gjërat e tjera. Ata nuk e marrin jetën ose veten shumë seriozisht. Nëse do ta takonit Palmer në rrugë, ai kurrë nuk do t’iu tregonte se është futbollist”, përfundoi Cucurella.

Palmer sipas të gjitha gjasave nuk do ta ketë fanellën e titullarit për finalen ndaj Spanjës, por është pothuajse e sigurt që Southgate do t’i garantojë minuta nga banka./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Juventusi pyeti te Interi për Davide Frattessin, përgjigja ishte e prerë dhe e shpejtë

Juventusi pyeti te Interi për Davide Frattessin, përgjigja ishte e prerë dhe e shpejtë

Serie A
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport

"Për pak ne mund të synojmë një vend në katërshen e parë, por pse jo edhe më shumë" - mesfushori i ri i Chelseat me fjalë të mëdha për trajnerin

Premier League
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori