LAJMI I FUNDIT:

Man City nis punën duke ‘hequr qafe’ lojtarin të cilin Guardiola nuk e do më në ekipin e tij

Man City nis punën duke ‘hequr qafe’ lojtarin të cilin Guardiola nuk e do më në ekipin e tij

Koha e Joao Cancelos si lojtar i Manchester Cityt duke se po vjen drejt fundit pasi ekipi i Pep Guardiolës po punon me intensitet për të gjetur një rrugëdalje për largimin përfundimtar të yllit portugez.

30-vjeçari ka qenë pjesë e Man Cityt që prej vitit 2019, pasi u transferua në ‘Etihad Stadium’ nga Juventusi për 27 milionë euro, ku i përfshirë ishte edhe kartoni i Danilos.

Cancelo ka shënuar nëntë gola në 154 ndeshje të luajtura për Cityn, duke fitur tri herë Ligën Premier dhe Ligën e Kupës gjatë kohës së tij me ‘Qytetarët’.


Por Cancelo nuk ka luajtur më asnjë ndeshje për Cityn që nga janari i vitit të kaluar, pas një prishje të marrëdhënieve me Pep Guardiolën për mungesën e minutave, me Nathan Ake dhe Rico Leëis që morën vendin e tij.

City gati ta lejoj largimin e Edersonit, i cakton edhe çmimin
Lexo po ashtu City gati ta lejoj largimin e Edersonit, i cakton edhe çmimin

Në janar të vitit 2023, Cancelo u transferua në formë huazimi tek gjiganti gjerman Bayern Munich për pjesën e dytë të sezonit. Ai shënoi një gol në 21 ndeshje me fanellën e bavarezëve, duke fituar edhe medaljen e Bundesligës.

Bayerni kishte mundësinë e aktivizimit të klauzolës prej 61 milionë eurosh por vendosën që të mos e bëjnë këtë dhe lojtari u rikthye tek City.

Cancelo nuk qëndroi aq gjatë në Mançester, pasi ai u huazua përsëri, kësaj radhe për një sezon të plotë tek Barcelona.

Me fanellën e blaugranasve, Cancelo shënoi katër gola në 42 paraqitje dhe ishte pjesë e ekipit të Portugalisë që u kualifikua në çerekfinale të Euro 2024.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle Sport, City ka filluar punën me Barcelonën për një marrëveshje sipas të cilës Cancelo do të transferohej përfundimisht në Kataloni.

City thuhet se janë të lumtur ta lejojnë Cancelon në formë huazimi sërish tek Barcelona sezonin e ardhshëm, por me obligim blerje për mbrojtësin verën e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oyarzabal dhe Merino shpallen

Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë

Përfaqësueset
Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit

Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit

La Liga
Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë

Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë

Bundesliga
Nga një lojtar i dashur në një të padëshiruar – yjet e Chelseat 'prishin’ raportet me Enzo Fernandez

Nga një lojtar i dashur në një të padëshiruar – yjet e Chelseat 'prishin’ raportet me Enzo Fernandez

Premier League
Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

La Liga
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Kalo në kategori