LAJMI I FUNDIT:

Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Një përditësim i madh është dhuruar sa i përket gjendjes së Pedrit pas lëndimit që pësoi shkaku i një ndërhyrjeje të rrezikshme nga Toni Kroos.

Sot (5 korrik), Spanja siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Pedri u faullua nga Kroos në më pak se katër minuta lojë dhe përkundër ndërhyrjes së rrezikshme, ai nuk u ndëshkua me karton nga gjyqtari Anthony Taylor.


Në fakt, ylli i Barcelonës tentoi që të vazhdonte lojën por pas disa minutave u desh që të zëvendësohej. 21-vjeçari ishte fare pranë shpërthimit në lot, por u ngushëllua nga bashkëlojtarët e tij në bankën rezervë.

Teksa rezultati i pjesës së parë shënonte 0-0, gazetari spanjoll Alfredo Martinez kishte dhuruar një informacion të madh sa i përket gjendjes së Pedrit.

“Pedri ka pësuar një ndrydhje të brendshme në gjurin e tij të majtë. Më shumë teste do të kryhen për të përjashtuar një lëndim më serioz. Kampionati Evropian ka marrë fund”, ka shkruar Martinez në platformën X.

Ndonëse një lajm shumë i keq për spanjollët dhe tifozët e Barcelonës, lojtari që zuri vendin e Pedrit në formacion, Dani Olmo, doli të jetë fytyra kryesore në këtë ndeshje për “Furinë e Kuqe”.

Olmo arriti që të gjejë golin si dhe asistoi tek Mikel Merino i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për spanjollët në minutën e 120-të të takimit.

Në gjysmëfinale Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali-Francë që pas 45 minutave po luajnë baras me rezultat 0-0./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

La Liga
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Serie A
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Kalo në kategori