LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë godet Kroacinë, erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha – breshëri me madhësi të topit të tenisit shkatërroi shtëpitë dhe veturat

Moti i ligë godet Kroacinë, erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha – breshëri me madhësi të topit të tenisit shkatërroi shtëpitë dhe veturat

Një stuhi e fortë ka goditur mbrëmë shumicën e vendeve të Ballkanit. Një prej atyre vendeve që është goditur më rëndi është edhe Kroacia, ku komuna Boshnjaci regjistroi reshje të breshrit me madhësi të një veze.

Erërat dhe breshëria dëmtuan çatitë dhe fasadat e shtëpive, që janë bërë plot me vrima, kur shumë vetura janë dëmtuar, e serra u shkatërruan plotësisht ku si pasojë të mbjellat u dëmtuan, transmeton Telegrafi.


“Katastrofë. Së pari në orën 19:30 filloi të bjerë breshër në madhësinë e një topi tenisi, pa shi, me erëra të forta. Shumë shpejtë u errësua, nuk kishte rrymë. Madje në instalimet elektrike pati zjarr’, tha kryetari i komunës, Andrija Juzbashiq.

Sasi e madhe shiu në një kohë të shkurtër, Beogradi vërshohet sërish – pamje që tregojnë kaosin e krijuar
Lexo po ashtu Sasi e madhe shiu në një kohë të shkurtër, Beogradi vërshohet sërish – pamje që tregojnë kaosin e krijuar

“Që në orën 5 të mëngjesit jam në këmbë. Është një fatkeqësi. Përmasat e dëmeve janë të mëdha. Nuk ka shtëpi apo fasadë që nuk është dëmtuar. Breshëri sa një top tenisi ka rënë për gjysmë ore. Në orën 7 ka mbërritur delegacioni i prefektit, ka telefonuar edhe kryeministri, zëvendëskryeministri, ministri Vuçkoviq”, ka thënë ai për HRT.

“Sa i përket dëmit bujqësor, gjithçka u shkatërrua qind për qind, dhe të korrat ishin të mrekullueshme. Është fat që elbi dhe gruri u korrën me kohë. Kjo është me të vërtetë një fatkeqësi”, shtoi Juzbashiq.

Pësuan shtëpitë, fasadat, çatitë, serat, kopshtet, kultura bujqësore. Sasia e dëmit nuk dihet ende, por me siguri do të jetë e madhe. Banorët thonë se kjo tashmë ndodh vit pas viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga debati me Trumpin te kritikat për moshën, Biden deklarohet për performancën e tij

Nga debati me Trumpin te kritikat për moshën, Biden deklarohet për performancën e tij

Botë
OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë

OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë

Botë
Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA

Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA

Botë
Tajvani raporton rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë territorit të tij

Tajvani raporton rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë territorit të tij

Azia
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi

Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi

Evropa
Kryeministri i ri britanik njofton ndryshimin e parë në politikën e vendit

Kryeministri i ri britanik njofton ndryshimin e parë në politikën e vendit

Botë
Kalo në kategori