LAJMI I FUNDIT:

Sasi e madhe shiu në një kohë të shkurtër, Beogradi vërshohet sërish – pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Sasi e madhe shiu në një kohë të shkurtër, Beogradi vërshohet sërish – pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Një stuhi e fortë goditi sërish Beogradin herët në mëngjes.

Sipas mediave në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi, kësaj i ka paraprirë grumbullimi i reve të zeza dhe në një moment u errësua si në mes të natës.


Kështu, thuhet se në një kohë të shkurtër ra një sasi e madhe shiu.

Përmbytje në rrugë, erëra të stuhishme, pemë të rrëzuara - detaje dhe pamje nga disa pjesë të Malit të Zi
Lexo po ashtu Përmbytje në rrugë, erëra të stuhishme, pemë të rrëzuara - detaje dhe pamje nga disa pjesë të Malit të Zi

Si pasojë, disa pjesë të kryeqytetit të Serbisë u përmbytën.

Në disa pjesë madje disa vendparkingje janë parë tërësisht nën ujë me baltë.

Raportimet nga Beogradi vijnë pasi një situatë pothuajse e ngjashme është raportuar edhe në pjesë të Malit të Zi. /Telegrafi/