Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia
![Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/sllovenia-portugalia-780x439.jpg)
Kombëtarja e Sllovenisë ka thyer një rekord të çuditshëm në Kampionatet Evropiane dhe Kupën e Botës pasi barazoi 0-0 ndaj Portugalisë të hënën mbrëma.
Faza e 1/8-tës e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’ përfundon sot (e martë) mbrëma, pasi Holanda përballet me Rumaninë dhe Austria kundër Turqisë në ndeshjet e fundit të fazës së parë me eliminim direkt.
Të hënën në mbrëmje, Franca shënoi një gol të vonë për të mposhtur Belgjikën 1-0, ndërsa Sllovenia arriti të mbajë Portugalinë në barazim 0-0, por në fund humbi 3-0 në penallti.
Dhe rezultati i fundit do të thotë se Sllovenia ka thyer një rekord unik të Kampionatit Evropian dhe Kampionatit Botëror.
Sipas faqeve në rrjetin social X, Sllovenia është ekipi i parë kombëtar në historinë e Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës që u eliminua me katër barazime në katër ndeshje.
Slovenia are the FIRST national team in the WHOLE history of Euros and World Cups to be out of the tournament with 4 draws in 4 games.
— MisterChip (English) (@MisterChiping) July 1, 2024
Në ndeshjen e parë të Euro 2024, Sllovenia barazoi 1-1 me Danimarkën, ndërsa e përsëritën këtë rezultat katër ditë më vonë kundër Serbisë.
Dhe në ndeshjen e fundit të grupit, skuadra e Matjaz Kek mbajti Anglinë në një barazim pa gola, duke i siguruar të dyja ekipeve kalimin në fazën eliminatore.
Ndërsa dolën për t’u përballur me Portugalinë në fazën e 1/8-tës, shumë menduan se Sllovenia nuk kishte asnjë shans kundër skuadrës plotë yje të Roberto Martinez.
Por, lojtarët e ‘dobët’ mbijetuan në 120 minuta, me momentin më të madh të ndeshjes që erdhi teksa Cristiano Ronaldo u pa duke qarë pasi humbi një penallti në minutën e 15-të të kohës shtesë, e cila ka të ngjarë të kishte siguruar përparimin për skuadrën e tij.
Sllovenia pati një shans të madh të vetin në minutën e 115-të pas një gabimi të mbrojtësit portugez Pepe, që lejoi yllin slloven Benjamin Sesko të dilte i vetëm përball portierit, por Diogo Costa mori më të mirën në ‘1 kundër 1’ duke ndalur goditjen e Seskos dhe duke e çuar ndeshjen në penallti.
Costa ishte hero edhe në goditjet e penalltive, duke pritur të tre penalltitë e Sllovenisë, që do të thotë se golat e Ronaldos, Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva ishin të mjaftueshëm për të siguruar fitoren për Portugalinë.
Portugalia do të përballet me Francën në çerekfinale të premten mbrëma në Volksparkstadion të Hamburgut, me fillimin në orën 21:00. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Spanja në ankth para ndeshjes me Francën – top ylli në dyshim të madh shkaku i lëndimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/spanja-3-380x233.jpg)
Spanja në ankth para ndeshjes me Francën – top ylli në dyshim të madh shkaku i lëndimit
![Bruno Fernandes ka vendosur të largohet nga Man Utd, në bisedime me dy klube befasuese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-07-095250-380x233.jpg)
Bruno Fernandes ka vendosur të largohet nga Man Utd, në bisedime me dy klube befasuese
![I dha fund aventurës me Dortmundin, Hummels mund ta vazhdojë karrierën në Serie A](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/hummels-380x233.jpg)
I dha fund aventurës me Dortmundin, Hummels mund ta vazhdojë karrierën në Serie A
![Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-1-2-380x233.jpg)
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
![Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/grenchee-380x233.jpg)
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
![Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-234226-380x233.png)
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
![Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-204417-380x233.png)
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
![Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/neuer-380x233.jpg)
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete
![Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/euro--380x233.jpg)
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/grenchee-380x233.jpg)
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
![Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-1-2-380x233.jpg)
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
![Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-234226-380x233.png)
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
![Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/euro--380x233.jpg)
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
![Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-204417-380x233.png)
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-210113-380x233.png)
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt