LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Pas një operacioni të suksesshëm ushtarakë, dhjetëra ushtarë rusë janë dorëzuar para burrave dhe grave të Brigadës së 40të ukrainase.

Këtë e ka konfirmuar ministria e Brendshme ukrainase në një postim në Facebook, ku shihen ushtarët rusë duke u dorëzuar, transmeton Telegrafi.

U raportua se shumica e rusëve që u kapën robër ishin rekrutë, të cilët do të ishin vrarë në luftë, por zgjodhën jetën dhe ulën armët, u tha nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.


Atyre madje u është ofruar ndihma e parë mjekësore, për faktin se disa prej tyre ishin plagosur në fushëbetejë, para se të pranonin të dorëzoheshin.

“Mizoritë, vrasja e civilëve, torturat dhe abuzimet e njerëzve të paarmatosur janë mënyra e Rusisë. Ushtarët ukrainas janë luftëtarë që kanë nder dhe dinjitet, kështu që ata i trajtojnë të burgosurit armik në mënyrë njerëzore”, shtuan ukrainasit.

Rusët po mbajnë me forcë më shumë se 14,000 civilë ukrainas në robëri dhe është më e vështirë t’i rikthejnë ata sesa ushtrinë apo fëmijët. /Telegrafi/