LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ismail Kadare është shkrimtar, personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe.

Kjo është një humbje e madhe për kombin tonë.


Kadare lindi në Gjirokastër, ku kreu studimet e mesme. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës dhe në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

Fillimet letrare të Kadaresë janë kryesisht në poezi (“Frymëzime djaloshare”, 1954; “Ëndërrimet”, 1957; “Shekulli im”, 1961; “Përse mendohen këto male”, 1964; “Motive me diell”, 1968; “Koha”, 1976).

Me emrin e tij lidhet ardhja në letërsi e “brezit të viteve 1960”, që solli një frymë emancipimi të përgjithshëm në kulturën kombëtare.

Vepra e parë e rëndësishme e Kadaresë është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që është një pikë kthese në prozën moderne shqiptare. Në prozën e tij, Kadare e vështron të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese heroike, por si histori mbijetese të identitetit shqiptar. Pasojnë romanet: “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Vit i mbrapshtë”, “Shkaba”, “Spiritus”, “Hija”, “Pasardhësi”, ku vihen përballë vlerat e jetës dhe çmimi i vdekjes. Romani “Kush e solli Doruntinën” (1979) u kujtoi bashkëvendësve ringjalljen, rilindjen, atë vlerë që gjendej në baladat e hershme të tyre dhe që mbante shenjën e humanizmit të Rilindjes Europiane.

Ndërkaq, “Kronikë në gur” (1971) është romani i dytë i Kadaresë që trajton temën e luftës antifashiste, e parë me sytë e një fëmije tregohet si një lojë, ku palët shfaqen si në një teatër. Ndërkaq, romani “Kështjella” është quajtur “roman historik”, por dhe “roman i heroit të papranishëm”.

Autori arrin të ngrejë në këtë roman kultin e bashkësisë në vend të kultit të heroit të përveçëm. Romanet e Kadaresë me temë nga historia, të shkuarën e kanë kryesisht si një shkas për të sotmen. Nocioni i kështjellës është i pranishëm edhe te “Prilli i thyer” (kulla e ngujimit); te “Krushqit janë të ngrirë”, te “Ndërtimi i piramidës së Keopsit”, te “Piramida”.

Në të kundërtën, nocioni i urës gjendet tek “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Kushëriri i engjëjve”. Romani “Dimri i madh” (1977) është varianti i ripunuar i veprës “Dimri i vetmisë së madhe”, që u botua më 1973, në të cilin trajtohet tema e konfliktit me sovjetikët. Romani tjetër “Koncert në fund të dimrit”(1987), trajtoin temën e konfliktit me kinezët. Romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1979) përfaqëson veprën më problematike dhe më mospajtuese të Kadaresë me realizmin socialist Thelbi i romanit është alegoria politike antitotalitariste, duke marrë shkas prej mënyrës së funksionimit të ish-Perandorisë Osmane.

Ndërkaq, letërsia e Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Kurti: Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, një front i ri në Ballkan do t'i shërbente Rusisë dhe Serbisë

Kurti: Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, një front i ri në Ballkan do t'i shërbente Rusisë dhe Serbisë

Siguri
Parregullsitë në Testin e Maturës – kopjime masive dhe manipulime, organizata ETEA publikon të gjeturat

Parregullsitë në Testin e Maturës – kopjime masive dhe manipulime, organizata ETEA publikon të gjeturat

Arsim
Kapen me rreth 84,000 euro të padeklaruara, ndalohen dy shtetas polakë në Han të Hotit

Kapen me rreth 84,000 euro të padeklaruara, ndalohen dy shtetas polakë në Han të Hotit

Lajme
Kalo në kategori