Me një paraqitje të shëmtuar, Anglia kalon në çerekfinale të Euro 2024 – aty ku do të përballet me Zvicrën
![Me një paraqitje të shëmtuar, Anglia kalon në çerekfinale të Euro 2024 – aty ku do të përballet me Zvicrën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kane-780x439.png)
Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të përballet me Zvicrën.
Sllovakët e nisën shumë mirë takimin, duke sulmuar Tre Luanët nga të dy krahët.
Pas gjashtë minutash lojë, David Hancko krijoi rastin e parë serioz për Sllovakinë, por që goditja e tij nga afër përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.
Në minutën e 12-të, Lukas Haraslin lëshoi një goditje të fuqishme, por që mbrojtja e Anglisë ishte e vëmendshme.
Rastin e parë serioz për Anglinë e krijoi Phil Foden (21’), që u rrëzua në zonë, por që gjyqtari Hamit Umut Meler sinjalizoi se nuk ka penallti dhe loja duhej vazhduar.
Katër minuta më vonë, Ivan Schranz heshti lojtarët dhe tifozët anglezë, kur realizoi për 1-0.
Anglia më pas u aktivizua me të gjitha forcat në sulm, por që Sllovakia tashmë kishte fituar besimin se mund ta dëmtonte kombëtaren angleze nga çdo hapësirë që u jepej.
Në 45 minutat e dytë dominuan anglezët, që me shumë mund ia dolën të barazonin shifrat.
Në minutën e 50-të, Phil Foden mendoi se kishte shënuar, por që VAR-i e anuloi për pozicion të tij jashtë loje.
Në minutën e 78-të, Foden gjeti për mrekulli Kanen, por që ylli i Bayern Munichut nuk arriti të gjente kuadratin.
Në minutën e 81-të, Declan Rive lëshoi një goditje të fuqishme, që përfundoi në shtyllën e majtë, ndërsa nga topi i kthyer Kane nuk ia doli të shënonte në portën e zbrazët.
Anglia shkoi me të gjitha forcat në sulm, duke arritur ta barazonin rezultatin në 1-1 me golin e Jude Bellingham, që shënoi me goditje gërshërë në minutën e 90+5-të për rezultatin 1-1 për ta çuar ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/
Me të nisur vazhdimet, Anglia e realizoi përmbysjen e për 2-1, kur Ivan Toney e gjeti Harry Kanen që realizoi golin e epërsisë.
Peter Pekarik (105’) rrezikoi portën e Tre Luanëve, por që goditja e tij ishte e pasaktë.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve Anglia ishte më e qetë dhe më e sigurt me topin, duke pritur hapësira nga Sllovakia.
Por, anglezët ia dolën të mbanin këtë epërsi minimale, për të kaluar në çerekfinale, aty ku do të përballen me Zvicrën që eliminoi Italinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Ndaj Spanjës nuk do të jetë ndeshja e fundit e imja” – Kross beson deri në fund te Gjermania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/4448961-1680561705-380x233.jpg)
“Ndaj Spanjës nuk do të jetë ndeshja e fundit e imja” – Kross beson deri në fund te Gjermania
![Mourinho synon ta transferojë anësorin e Barcelonës te Fenerbahce](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mourinho-380x233.jpg)
Mourinho synon ta transferojë anësorin e Barcelonës te Fenerbahce
![Lojtarët e Borussia Dortmund më të mirët në Euro 2024 sa i përket shënimit të golave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dortmund-12-380x233.jpg)
Lojtarët e Borussia Dortmund më të mirët në Euro 2024 sa i përket shënimit të golave
![Nico Williams emëron superyllin e Gjermanisë që](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/nico-williams-380x233.png)
Nico Williams emëron superyllin e Gjermanisë që "ka sy edhe pas kokës"
![Milani gjen zëvendësuesin e Giroud - ka shënuar 21 gola sezonin e kaluar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/giroud-380x233.jpg)
Milani gjen zëvendësuesin e Giroud - ka shënuar 21 gola sezonin e kaluar
![Lamine Yamal, kjo është përditshmëria e të vetmit të mitur në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ymala-12-380x233.jpg)
Lamine Yamal, kjo është përditshmëria e të vetmit të mitur në Euro 2024
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit
![Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-3-380x233.jpg)
Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive
![Jude Bellingham do të gjobitet nga UEFA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bellingham-2-380x233.png)
Jude Bellingham do të gjobitet nga UEFA
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Euro 2024 një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/real-madrid-380x233.png)
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden