LAJMI I FUNDIT:

“Kvarataskhelia më i mirë se e gjithë skuadra e Spanjës” – portieri gjeorgjian me deklaratën më të guximshme në Euro 2024

“Kvarataskhelia më i mirë se e gjithë skuadra e Spanjës” – portieri gjeorgjian me deklaratën më të guximshme në Euro 2024

Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili ka folur para mediave përpara përballjes me Spanjën në 1/16-tën e Euro 2024, duke thënë se ylli gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë skuadra spanjolle.

Këto janë padyshim deklaratat më të guximshme të bëra nga një lojtar në këtë Euro 2024. Lojtarët e Gjeorgjisë duken vërtet të sigurt pasi mposhtën Portugalinë 2-0 dhe kaluan në mesin e 16 ekipeve më të mira.


“Kvarataskhelia është më i mirë se e gjithë skuadra e Spanjës”.

“Unë nuk do të them se do të fitojmë, por do të luftojmë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Spanja është favorit, por ne do të luftojmë, do të konkurrojmë. Ne kemi bërë mirë në Euro deri tani”.

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij
Lexo po ashtu "Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

“Ne duhet të luajmë mirë në mbrojtje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne kemi njerëz në sulm që mund të bëjnë dëm. Duhet të luftojmë dhe të jemi të përqendruar”, deklaroi portieri Mamardashvili.

Një miliarder gjeorgjian premton një shpërblim të madh për lojtarët e kombëtares nëse ata mundin Spanjën, e cila i kishte mposhtur 7-1 shtatorin e kaluar. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

Përfaqësueset
Tifozët janë të shqetësuar se çfarë është duke mbajtur në kraharor Jude Bellingham

Tifozët janë të shqetësuar se çfarë është duke mbajtur në kraharor Jude Bellingham

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

La Liga
La Liga njofton ndryshimin e rregullave për sezonin 2024/25

La Liga njofton ndryshimin e rregullave për sezonin 2024/25

La Liga
Nga letra e Sllovakisë në UEFA, deri te afat i rreptë kohor - probleme serioze për Bellinghamin

Nga letra e Sllovakisë në UEFA, deri te afat i rreptë kohor - probleme serioze për Bellinghamin

Përfaqësueset
Kalo në kategori