LAJMI I FUNDIT:

Carvajal beson se ai mund të jetë në garë për Topin e Artë

Carvajal beson se ai mund të jetë në garë për Topin e Artë

Dani Carvajal ka kaluar tashmë 12 muaj fenomenal, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës me Real Madridin gjatë sezonit të fundit 2023-24. Ai synon sukses të mëtejshëm me Spanjën këtë verë, ndërsa La Roja është në kërkim të titullit të katërt të Kampionatit Evropian.

Pavarësisht suksesit të tij dhe nivelit të lartë të performancës sezonin e kaluar, Carvajal nuk konsiderohet të jetë askund afër garës për të fituar Topin e Artë 2024, me shokët e skuadrës Vinicius Junior dhe Jude Bellingham që shihen aktualisht si favoritët e qartë.


Megjithatë, nëse Spanja fiton Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’, Carvajal beson se mund të ketë një shans nga jashtë për të fituar trofeun më të madh individual në futboll.

Mbappe përcakton ambiciet e Topit të Artë dhe Euro 2024
Lexo po ashtu Mbappe përcakton ambiciet e Topit të Artë dhe Euro 2024

“As nuk e mendoj. Është e vërtetë që kam pasur një vit të mrekullueshëm, edhe në sulm, me golin në finalen e Ligës së Kampionëve… Nëse performoj mirë në Kampionatin Evropian dhe nëse e fitojmë, mund të jem në listën e kandidatëve. Nuk do të ishte çmenduri”, ka thënë fillimisht Carvajal për Diario AS.

“Vinicius dhe Bellingham kanë pasur një vit të mrekullueshëm, Mbappe do të jetë kandidat nëse Franca fiton Kampionatin Evropian. Unë nuk mendoj për këtë. Ajo që kam në plan është të shkojmë sa më larg në Euro 2024 dhe, nëse mundemi, të jemi në finale në Berlin”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Përfaqësueset
Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia

Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Ndërkombëtare
Kalo në kategori