LAJMI I FUNDIT:

Messi mund të kishte të drejtë të përfaqësonte njërën nga dy shtetet e mëdha në Euro 2024

Messi mund të kishte të drejtë të përfaqësonte njërën nga dy shtetet e mëdha në Euro 2024

Ka dy shtete të mëdha pjesëmarrëse në Euro 2024 të cilat Lionel Messi do të kishte pasur të drejtë t’i përfaqësonte gjatë karrierës së tij. Messi natyrisht është i angazhuar momentalisht me Argjentinën në Copa America 2024, teksa po synon që ta mbrojë titullin e fituar në vitin 2021.

Argjentina e fitoi ndeshjen hapëse të garës së këtij viti e cila po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e një marrëveshje me CONCACAF, duke mposhtur me rezultat 2-0 Kanadanë.

Copa America po luhet në të njëjtën kohë me Euro 2024 dhe nëse gjërat do kishin rrjedhur më ndryshe, Messi do të kishte mundur të luante në këtë të fundit gjatë kësaj vere.


Kjo për shkak se Messi si i ri kishte marrë ofertë të përfaqësonte Spanjën në nivel kombëtaresh, gjatë kohë sa ishte pjesë e Barcelonës.

Përkundër faktit që shpenzoi pesë vite në Spanjë para debutimit të tij me Argjentinën, Messi nuk u kualifikua për të luajtur për kombëtaren, pasi një person duhet të jetojë në Spanjë për 10 vite para se të aplikojë për pasaportën spanjolle.

Por ai megjithatë u kualifikuar për ta bërë këtë për shkak të stërgjyshit të tij katalanas, i cili kishte lindur në Balaguer.

Përkundër bisedimeve formale me Federatën e Futbollit të Spanjës, Messi preferoi që të luante për Argjentinën.

Ndërkohë, legjenda e futbollit mund të kishte pasur të drejtë të luante po ashtu për Italinë, për shkak të prejardhjes së familjes së tij.

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës
Lexo po ashtu Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Është raportuar se sulmuesi ka qenë i kualifikuar për të marrë pasaportën italiane për shkak të stërgjyshit të tij, i cili u largua nga Italia për të jetuar në Rosario, aty ku Messi u lind në vitin 1883.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë evidencë nëse Federata e Futbollit të Italisë ka kontaktuar Messin për të ndryshuar shtetin që përfaqëson.

Sidoqoftë, gjërat nuk rrodhën keq për Messin në fund të fundit, me Kupën e Botës dhe Copa American në CV-në e tij me Argjentinën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori