LAJMI I FUNDIT:

Pse 24 qershori është datë e mallkuar për Italinë

Pse 24 qershori është datë e mallkuar për Italinë

Italinë e pret një mbrëmje e vështirë, qoftë edhe në nivel supersticioz. Të kaltrit, në fakt, do të luajnë kundër Kroacisë për raundin e fundit të sfidave në grupe në Kampionatit Evropian 2024 në një datë të pafat në kuptimin futbollistik për historinë italiane.

Në dy raste, më 24 qershor, Italia është eliminuar në turnetë madhorë.

E para daton në Kupën e Botës 2010, e organizuar në Afrikën e Jugut. Kampionia në fuqi e botës e nisi me plot pretendime Botëror, por nuk shkoi përtej barazimit ndaj dy kundërshtarëve sigurisht jo të pakalueshëm si Paraguai dhe Zelanda e Re.


Tri gjërat që u panë në seancën stërvitore të Italisë para duelit me Kroacinë
Lexo po ashtu Tri gjërat që u panë në seancën stërvitore të Italisë para duelit me Kroacinë

Duhej një fitore ndaj Sllovakisë së vendit të parë për të qenë e sigurt për të kaluar, por Hamsik dhe shokët e tij triumfuan 3-2.

Golat e shënuar nga Di Natale dhe Quagliarella nuk vlejtën për asgjë: Italia mbrojti kështu në mënyrën më të keqe të mundshme titullin e fituar 4 vjet më herët në Gjermani.

Kaluan katër vjet, lojtarët, trajneri dhe vendndodhja ndryshuan, por jo rezultati përfundimtar apo data në të cilën erdhi eliminimi. Më 24 qershor 2014, në fakt, te kaltrit duhej të merrnin një rezultat pozitiv kundër Uruguait për të hyrë në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës 2014 në Brazil.

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”
Lexo po ashtu Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Për situatën e pikëve dhe diferencës së golave do të mjaftonte një barazim, por Uruguai fitoi 1-0 me gol të Godinit.

Ndeshje që kujtohet për zëvendësimin e Balotellit nga trajneri Prandelli pas 45 minutave të para dhe për kafshimin e Suarezit ndaj Chellinit.

Fansat italiane, futbollistët e kaltër dhe Spalletti shpresojnë që të mos përsëritet një 24 qershor i tretë me eliminim. /SuperSport/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Kroos i kundërpërgjigjet Joselus kur i tha se do t'ia përfundoi karrierën të premten

Kroos i kundërpërgjigjet Joselus kur i tha se do t'ia përfundoi karrierën të premten

Përfaqësueset
As te Barcelona, por as të rikthehet te Atletico Madridi - një top skuadër po e transferon Joao Felixin

As te Barcelona, por as të rikthehet te Atletico Madridi - një top skuadër po e transferon Joao Felixin

La Liga
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Kalo në kategori