LAJMI I FUNDIT:

Vizioni dhe taktikat e Ralf Rangnick po e bëjnë Austrinë të “ëndërrojë” në Euro 2024

Vizioni dhe taktikat e Ralf Rangnick po e bëjnë Austrinë të “ëndërrojë” në Euro 2024

Në çdo edicion të Kampionatit Evropian, gjithmonë ka qenë një ekip që ka bërë befasinë. Deri më tani në këtë shekull, kemi pasur rastin e Turqisë dhe Rusisë në 2008 (gjysmëfinale), Uellsin në 2016 (gjysmëfinale) ose Danimarkën në 2021 (gjysmëfinale). Natyrisht, asnjëra nga këto nuk krahasohet me arritjen e jashtëzakonshme të Greqisë, të cilët e fituan Kampionatin Evropian në 2004 duke mposhtur nikoqirin Portugalinë.

Këtë vit, shumë skuadra e kanë nisur këtë garë me mundësinë e të qenurit “befasia” e saj. Danimarka, Turqia, Ukraina, tani edhe Austria, e kanë prezantuar veten si ndër kombëtaret që mund të shkaktojnë “trazira”.

E vërteta është se Austria asnjëherë nuk ka qenë një shtet me një traditë të pasur të futbollit. Në fakt, pjesëmarrja e tyre e parë në Kampionatin Evropian nuk ka ardhur deri në vitin 2008. Që prej atëherë, ata kanë marrë pjesë në vetëm një nga pesë edicionet e saj.


Dëshmi se procesi i revolucionit të futbollit në Austri i shkaktuar nga Red Bull Salzburgu, po fillon të dhurojë fryte edhe në kombëtare.

Rekordi i Austrisë në Kampionatet Evropiane

Euro 2008: Faza e grupeve

Euro 2012: Nuk u kualifikua

Euro 2016: Faza e grupeve

Euro 2021: raundi i 1/16

Ata luajnë “në shtëpi”

Austria ka udhëtuar në Gjermani pa llogaritur në shërbimet e disa prej lojtarëve të tyre kryesor, ku këtu veçojmë David Alaba, Xavier Schlager dhe Sasa Kalajdzic. Për më shumë, ata nuk kanë shumë yje në radhët e tyre si kombëtaret tjera. Sidoqoftë, ata kanë një formacion solid dhe të balancuar ku shumica nga ta luajnë në Austri (12 prej tyre).

Ata luajnë “në shtëpi” njësoj si trajneri i tyre Ralf Rangnick

“Shumë pjesëtarë të kobmëtares luajnë në Gjermani. Unë gjithashtu kam kaluar disa vite atje. Është një avantazh në aspektin e përvojës. Unë jam i bindur se do të luajmë një rol të madh në këtë garë”, kishte thënë Rangnick para fillimit të Euro 2024.

Numrat më të mirë të karrierës së tij

Si një profesor i “Gegenpressing”, lojtarët e tij të Austrisë luajnë me një tempo të lartë, agresive dhe një futboll vertikal jashtëzakonisht atraktiv për syrin e tifozit dhe rezultatet e dëshmojnë këtë.

Që prej ardhjes së tij, Austria ka 14 fitore në 24 ndeshje. Ai ka arritur gjithashtu përqindjen më të lartë të fitoreve (58.3%) gjatë karrierës së tij. Këto shifra kishin bërë që për të interesim të shprehte edhe Bayern Munichu./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori