LAJMI I FUNDIT:

Chelsea bënë ofertë për yllin spanjoll, por refuzohet nga Atletico Madrid

Chelsea bënë ofertë për yllin spanjoll, por refuzohet nga Atletico Madrid

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri, derisa Samu Omorodion është një tjetër objektiv i tyre.

Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë të konsiderueshme nga Chelsea për sulmuesin e tyre të talentuar, Samu Omorodion.

Propozimi i klubit anglez, i cili arrinte në 30 milionë euro me shtesa që mund ta rrisnin shifrën në 40 milionë, nuk ishte i mjaftueshëm për të bindur Los Colchoneros që të linin sulmuesin e tyre të largohet.


20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, pasi shkëlqeu në vitin e tij të parë si i huazuar te Deportivo Alaves.

Nigeriani me nënshtetësi spanjolle në 35 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër dhe shihet si mjaftë premtues.

Refuzimi i Atletico Madrid për të pranuar ofertën e Chelseat reflekton besimin e tyre në të ardhmen e Omorodion.

Megjithatë mediat spanjolle kanë raportuar se Atletico do të hiqte dorë nga sulmuesi i tyre vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Përveç Chelseat në garë për sulmuesin e talentuar janë edhe West Ham United, Borussia Dortmund dhe Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori