Qeveria e Kosovës pretendon se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë rreth 4 për qind, ndonëse pritjet e eksperteve të ekonomisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për këtë normë janë më të ulëta.
Megjithatë, njëjtë mendojnë edhe deputetet të opozitës, për dallim nga deputetë të pozitës, të cilët vlerësojnë se këtë vit do të ketë nivel rekord të shpenzimeve qeveritare. Sipas tyre, në këtë rritje pritet të ndikojnë shpenzimet e rritura qeveritare dhe remitencat.
Derisa nga opozita, thonë se Qeveria është duke proklamuar me shifra.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë për KosovaPress, se me hapat që kanë ndërmarrë, rritja ekonomike do të tejkalojë pritjet.
“Me hapat që kemi ndërmarrë dhe me ata që po ndërmarrim në vazhdimësi rritja ekonomike do të mbështetet edhe më tej. Synimi ynë është çdoherë që ta tejkalojmë pritjen. Normalisht se gjatë dy viteve të fundit kemi pas probleme me inflacionin në nivel global. Nuk ka qenë vetëm Republika e Kosovës apo veprimet e qeverisë, përkundrazi kemi qenë të përkushtuar që të zbusim efektet e inflacionit, por ja që në nivel global ka pas rritje të normës së inflacionit dhe kjo ka ndikuar që edhe rritja në vendin tonë të ngadalësohet nga tempo fillestar që kishim. Por, besoj tash me uljen e shkalles së inflacionit do të rikthehemi trendin e synuar të rritjes”, thotë Murati.
Se do të ketë rritje ekonomike, e thotë edhe deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja. Sipas tij, rritja ekonomike do të jetë mbi 4 për qind për vitin 2024, derisa ka përmendur edhe faktorët që do të ndikojnë në këtë rritje.
“Parashohim rritje ekonomike mbi 4 për qind për vitin 2024, dhe kjo rritje do të jetë për shkak dy apo tre (infuzioneve). E para shpenzimet e rritura qeveritare, eksporti i shërbimeve të cilat motivohen nga diaspora, dhe rritja e kërkesës se brendshme, për shkak edhe të remitencave, dhe këto do të krijojnë rritje ekonomike. Besoj se këtë vit do të kemi një nivel rekord të shpenzimeve qeveritare, kryesisht të orientuara në projekte kyçe kapitale të cila domosdoshmërisht krijojnë vlera të shtuara në ekonomi”, thotë Muja.
Ndërkaq, nga opozita vlerësojnë se rritja ekonomike do të jetë rreth 3 për qind. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, thotë se rritja ekonomike nuk është siç proklamon qeveria, madje, sipas tij ka ndodhur e kundërta.
“Parimisht ne duhet t’i besojmë institucioneve tona, njëri nga institucionet të cilat realisht do duhej së paku t’i besojmë, edhe pse atje ka pasur ndërhyrje politike, është ASK, e mbështetur në të gjitha të dhënat edhe të këtij raporti, por edhe të raporteve tjera kredibile ndërkombëtare, shifrat ekonomike sillen rreth 3 për qind dhe jo siç proklamon qeveria. Në realitet, qeveria ka luajtur me numra, ka qenë e pasinqertë në raport me shifrat e rritjes ekonomike dhe indikatorë tjerë që e kanë favorizuar këtë.
Në këtë relacion, faktet tregojnë që rritja ekonomike nuk është siç thotë qeveria…Gjithë indikatorët ekonomik tregojnë se ka një rënie, dhe ka rritje fatkeqësisht të pjesës së asaj që disfavorizon rritjen ekonomike, siç është çështja e importeve nga jashtë, ka indikator që tregojnë edhe rënien e eksporteve…Të gjitha parashikimet tregojnë se shifrat do të sillen mes 2.8 deri në 3.1 të gjithë perimetrave në tërësi”, thotë Shala.
Se nuk do të ketë rritje më shumë se 3 për qind e thotë edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Ai thotë se qeveria duhet të shoh gjendjen në terren dhe kjo të krijojë këso shifra.
“Sa i përket shifrave të dhëna nga Qeveria e Kosovës për rritje ekonomike nuk qëndron fakti. Nëse ne shohim gjendjen në terren, mendoj se kjo qeveri ka ardhur me mashtrime dhe ashtu do të shkojë, sepse nuk shoh zhvillim apo rritje ekonomike…Shifra reale mund të jetë 2 deri në 3, por jo më shumë”, thotë Lekaj.
Ndërkaq, njohës të ekonomisë konsiderojnë se rritja reale ekonomike mund të jetë vetëm kur shifrat janë dyshifrore. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skender Krasniqi, thotë se rritja ekonomike nuk po lëviz nga viti në vit.
“Fatkeqësisht rritja ekonomike nuk po lëviz nga viti në vit dhe ka shumë vite që po vazhdon të jetë e njëjtë, po sillet më pak se 4 për qind, që realisht nuk është rritje ekonomike. Është një stagnim në vendin e njëjtë dhe mos ngritje të ekonomisë. Rritje ekonomike mund të quajmë vetëm një rritje ekonomike që është dyshifrore dhe më shumë, siç ndodhë në çdo vend që ka më të vërtetë rritje më të madhe ekonomike, duke marrë parasysh gjendjen tonë më të cilën jemi, pra, me importin, eksportin, qarkullimin vjetor, dhe buxhetin që ka Kosova, është që s’ka rritjen që i duhet Kosovës…
Një mase e madhe ka ardhur për shkak se disa çmime edhe janë dyfishuar, rritja e buxhetit është duke ardhur si rezultat rritjes së çmimeve, sidomos nga importi, marrë parasysh se diferencën import-eksport e kemi ekstrem të madhe, diferencën më të madhe në Evropë dhe rajon, në krahasim me vitet tjera, dhe kjo ka ndikuar të ketë më shumë të hyrja, mirëpo jo që të ketë rritje si rezultat i rritjes reale ekonomike”, thotë Krasniqi.
Ndërkaq, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport të publikuar së fundi për Kosovën, thotë se rritja ekonomike për Kosovën në vitin 2024 pritet të jetë 3.8 për qind./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë