Policia e Kosovës, pas informacioneve të pranuara nga AKI-ja, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi në veri të Mitrovicës, i cili ishte fshehur nga ish-pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.
Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut, gjatë një konference për media ku janë ekspozuar armët e gjetura dhe të konfiskuara, ka bërë të ditur se armatimi dhe pajisjet tjera të gjetura dyshohet se kanë qenë aty për një kohë të gjatë.
Ai ka thënë se dy të dyshuarit për rastin e Banjskës, Zharko Cvetkoviq dhe Marijan Radojeviq, e që ndërlidhen me ngjarjen, janë në kërkim.
“Sot në orët e pasdites, Policia e Kosovës pas informacioneve që kishte pranuar nga AKI-ja dhe qytetarët e këtij vendi, kemi vepruar dhe bastisur dy lokacione. Në fakt, katër vende kemi bastisur, por dy lokacione kanë qenë të ndara. Lokacioni i parë, afër ‘Tre rrokaqiejve’ në një pusetë janë gjetur çanta me kallashnikovë dhe fishekë e pajisje, të cilat ju i shihni, në lokacionin e dytë janë pajisje që janë gjetur në një shtëpi dhe në oborr të asaj shtëpie”.
“Që të dyja lokacionet kanë emra, lokacioni i parë lidhet me emrin Marijan Radojeviq, ndërsa lokacioni i dytë ndërlidhet me Zharko Cvetkoviq… dhe që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës… Ne konsiderojmë se ky armatim dhe këto pajisje ndodhen aty për një kohë më të gjatë”, ka thënë Elshani.
Në sulmin terrorist në Banjska, për të cilin përgjegjësinë e mori krimineli Milan Radoiçiq, kishte mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Interpoli ka vënë në kërkim Milan Radoiçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/xhelal-svecla-4-380x233.jpg)
Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet
![Posterat me fotografinë e Vuçiqit në veri, policia hap rast për nxitje të urrejtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/plakati_sa_vucicevim_likom_i_porukom_vrhovni_komandante_cekamo_te_3-380x233.jpg)
Posterat me fotografinë e Vuçiqit në veri, policia hap rast për nxitje të urrejtjes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/plakati_sa_vucicevim_likom_i_porukom_vrhovni_komandante_cekamo_te_4-380x233.jpg)
"Komandant Suprem, ju presim" - në veri shfaqen posterë të Vuçiqit
![Sot hapet për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, Rama sjell pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-19-380x233.jpg)
Sot hapet për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, Rama sjell pamjet
![AAK akuzon qeverinë për “mashtrim me letra” për programin legjislativ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_6-51-380x233.jpg)
AAK akuzon qeverinë për “mashtrim me letra” për programin legjislativ
![Sërish zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/386434254_667426395517619_1876115787278842684_n-780x439-1-380x233.png)
Sërish zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kampionet-1212-380x233.jpg)
Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia
![Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_11-32-380x233.png)
Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/yakin-xhaka-12-380x233.jpg)
"Granit shembull i një lideri të vërtetë, ai po udhëheq si kapiten" - Yakin flet për fitoren me Italinë dhe ndikimin e Xhakës
![Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/leverkusen-1-380x233.jpg)
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu
![Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-29-210848-380x233.png)
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit
![Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spalleti-380x233.jpg)
Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë