Një incident i zjarri ka ndodhur në orët e para të së dielës në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë një reagim pas incidentit, duke njoftuar se zjarri është shuar nga zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.
“Sot më 30.06.2024 rreth orës 02:00 të mëngjesit, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikesit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës. Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë. Dëmi material është i vogël”, theksohet në njoftim.
Tutje, IML njofton se objekti do të renovohet, dhe se renovimi përfshin edhe instalimin e sistemit kundër zjarrit.
“Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se IML pritet t’i nënshtrohet procesit të renovimit i cili projekt ka kosto rreth 900,000 euro dhe do të fillojë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, të cilat gjenden në fazën e ofertimit të operatorëve ekonomik e që parashihet të përmbyllet me 2 korrik. Renovimi do të përfshijë instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndryshe, ky nuk është incidenti i vetëm me zjarr që ka ndodhur në këtë objekt.
Para disa muajsh, objekti i IML-së, ishte përfshirë nga zjarri ku u shkaktuan dëme materiale.
Pas kësaj, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 520 mijë euro për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Instituti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, për të siguruar shërbime mjekoligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.
Detyrat e tij përfshijnë, po ashtu, sigurimin e ekspertizës mjekoligjore për organet publike, udhëheqjen e hetimeve mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, kryerjen e zhvarrosjeve, kryerjen e inspektimeve pas vdekjes dhe kryerjen e autopsive. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
KFOR-i letonez kryen patrulla "rutinore" në Zubin Potok
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar