Çmimet e derivateve, sërish shtrenjtohet nafta


Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 16 korrik.
Nafta sot është 1.56 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se të mërkurën, që ishte 1.54.
Çmimi i benzinës është 1.40 euro për litër, njëjtë me të mërkurën, gjersa edhe çmimi i gazit është i njëjtë me të mërkurën, 0.60 euro për litër.
Çmimet e derivateve të naftës hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
47 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































