LAJMI I FUNDIT:

Deschamps merr vendimin përfundimtar për William Saliban

Deschamps merr vendimin përfundimtar për William Saliban

Vazhdon debati në Francë se a duhet të luaj titullar William Saliba apo jo, megjithatë trajneri Didier Deschamps ka marrë vendimin e tij përfundimtar.

Didier Deschamps pritet të anashkalojë William Saliba dhe të fillojë me një çift në qendër të mbrojtjes së bashku me Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate për ndeshjen hapëse të Francës në Euro 2024 kundër Austrisë.


Saliba bëri përshtypje së bashku me Upamecano në ndeshjen përgatitore kundër Kanadasë fundjavën e kaluar dhe madje iu dha çmimi i lojtarit të ndeshjes.

Saliba e konsideron vetën në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në Ligën Premier
Lexo po ashtu Saliba e konsideron vetën në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në Ligën Premier

Ai gjithashtu luajti 45 minuta nga përballja e mëparshme e Francës me Luksemburgun, duke kontribuar në një portë të pastër, pasi lojtarët e Deschamps fituan 3-0 në Stade Saint-Symphorien.

Megjithatë,  Le Parisien  sugjeron se forma e shkëlqyer e Saliba nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i fituar atij një vend startues për ndeshjen hapëse të Grupit D të Francës kundër Austrisë të hënën në mbrëmje.

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps ka vendosur që dy titullarët në qendër të mbrojtjes të jenë Upamecano dhe Konate.

Tekniku francez ka marrë shumë kritika pasi nuk po llogarit në shërbimet e Salibas, edhe pse mbrojtësi i Arsenalit ka treguar një formë fantastike sezonin e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori