LAJMI I FUNDIT:

Kurti kthen sytë nga sporti, pas Trepçës tani takohet me Ballkanin: Suhareka është shndërruar në qytet të sportit

Kurti kthen sytë nga sporti, pas Trepçës tani takohet me Ballkanin: Suhareka është shndërruar në qytet të sportit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shpeshtuar takimet me sportistët e vendit. Pasi ka takuar basketbollistët e Trepçës, ai ka pritur edhe kampionin e Kosovës në futboll, KF Ballkanin. 

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kanë pritur drejtuesit e Ballkanit, por edhe futbollistët dhe stafin teknik.


Kurti ka publikuar fotografitë nga ky takim në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka shkruar se ardhmja e Ballkanit është me shumë suksese duke parë trofetë e fituar, derisa ka thënë se Suhareka është shndërruar në qytet të sportit.

Vlen të përmendet se për sportin, në veçanti për futbollin është bërë shumë pak nga Qeveria e Kosovës, pasi për momentin vetëm stadiumi ‘Fadil Vokrri’ i plotëson kushtet për tu zhvilluar ndeshje evropiane, derisa nga muaji korrik 4 skuadra kosovare do të luajnë në garat e ndryshme si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Ka në disa qytete si Gjilani, Gjakova, Prizreni, Peja që janë nisur renovimet e stadiumit, por aty thuajse nuk është punuar fare dhe për më keq stadiumi në Gjilani është pezulluar tenderimi.

Postimi i plotë nga Albin Kurti (pa ndërhyrje):

Qeveria është e hapur për KF Ballkanin.

Tre vjet rresht, tre herë kampion në Superligën e futbollit në Republikën e Kosovës, ndërkaq sivjet për herë të parë edhe fitues i Kupës së Kosovës.

Ky sukses i jashtëzakonshëm shkon për klubin futbollistik KF Ballkani nga qyteti i Suharekës, që pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit.

Me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese.

Ju faleminderit për emocionet e festat këtë stinor. Faleminderit edhe për dhuratën e veçantë, topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampion, me të cilin Ballkani e filloi ndeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori