LAJMI I FUNDIT:

BeerFest Kosova 2024 – organizim madhështor prej 12 deri më 15 korrik në Prishtinë

BeerFest Kosova 2024 – organizim madhështor prej 12 deri më 15 korrik në Prishtinë

Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova 2024”, vjen këtë edicion me shumë risi, përfshirë hapësirë më të madhe, më shumë brende të birrave vendore dhe ndërkombëtare si dhe me një program artistik të një festivali madhështor, me artistët më të kërkuar në vend dhe rajon, prej 12 deri më 15 korrik, në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Rritja e interesimit të vizitorëve për festivalin ka shtyrë që organizatorët në këtë edicion të sjellin gjithë këto risi në çdo aspekt.

Përveç birrave në festival e keni edhe këndin e ushqimit dhe pije jo alkoolike 

Ky festival ka edhe këndin e ushqimit dhe pijeve jo alkoolike përfshirë edhe pjesën Chill Zone, që ju ofron vizitorëve zgjedhje të larmishme dhe gjithëpërfshirëse, duke u siguruar që të gjithë të kenë diçka për t’i shijuar.

Por surprizat nuk ndalojnë këtu. Përveç muzikës, birrës dhe ushqimit, BeerFest Kosova do të sjell edhe lojëra të ndryshme që do të ndihmojnë në ndezjen e atmosferës, nga lojërat klasike deri te aktivitetet e ndryshme si: Beer Pong dhe Beer Olympics, çdo moment do të jetë një aventurë e paparë.

Pagesat në festival janë “Cashless” (mënyrë elektronike e pagesës me byzylyk)

Për ta lehtësuar eksperiencën tuaj, pagesat do të jenë “Cashless”, pra pagesat do të bëhen në mënyrë elektronike me byzylyk, në pikën e dedikuar brenda hapësirës së festivalit.

Për t’iu mbajtur të informuar rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen gjatë këtyre katër ditëve, na ndiqni në Facebook dhe Instagram

Këtu mund të rezervoni biletën tuaj, Early Bird Ticket.

Pra, përjetoni emocionin, shijoni birrën dhe largohuni nga rutina e përditshme në një aventurë të paharrueshme në BeerFest Kosova 2024

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha viziton Shqipërinë, takohet me politikanen Monika Kryemadhi

Bebe Rexha viziton Shqipërinë, takohet me politikanen Monika Kryemadhi

Magazina
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Bianca Censori vishet me bikini të verdha, ndërsa Kanye shkon plotësisht i veshur në pishinë në Santa Barbara

Bianca Censori vishet me bikini të verdha, ndërsa Kanye shkon plotësisht i veshur në pishinë në Santa Barbara

Magazina
Si Celine Dion luftoi çdo ditë për të qenë e aftë për të hapur Olimpiadën: Ylli duroi terapinë rraskapitëse për sindromën e saj

Si Celine Dion luftoi çdo ditë për të qenë e aftë për të hapur Olimpiadën: Ylli duroi terapinë rraskapitëse për sindromën e saj

Magazina
Figura prej dylli e Sinead O'Connor u tërhoq nga muzeu i Dublinit, pas kritikave për ngjashmërinë e tmerrshme

Figura prej dylli e Sinead O'Connor u tërhoq nga muzeu i Dublinit, pas kritikave për ngjashmërinë e tmerrshme

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori