LAJMI I FUNDIT:

Ligjvënësit përleshen në parlamentin turk, shkak ndalimi i kryebashkiakut pro-kurd

Ligjvënësit përleshen në parlamentin turk, shkak ndalimi i kryebashkiakut pro-kurd

Ligjvënësit nga Partia AK në pushtet e Turqisë dhe Partia pro-kurde DEM, u grindën në asamblenë e përgjithshme të parlamentit të martën lidhur me ndalimin dhe zëvendësimin e një kryetari bashkie të Partisë DEM në juglindje tw Turqisë.

Të hënën, policia arrestoi Mehmet Siddik Akis, kryebashkiak i provincës juglindore të Hakarit në kufi me Iranin dhe Irakun, vetëm dy muaj pasi ai fitoi pushtetin në zgjedhjet lokale, transmeton Telegrafi.


Ministria e Brendshme e Turqisë tha se Akis luajti një rol të nivelit të lartë brenda milicisë së jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ndërsa e zëvendësoi atë me guvernatorin e shtetit.

Pas zgjedhjeve komunale të vitit 2019, Turqia arrestoi pothuajse të gjithë kryebashkiakët pro-kurdë për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe i zëvendësoi me zyrtarë shtetërorë. DEM ka mohuar më parë çdo lidhje me PKK.

Tensionet u ndezën në parlament kur ligjvënësit e DEM-së mbajtën mbishkrime dhe brohoritën parulla, duke pushtuar podiumin e fjalimit në asamblenë e përgjithshme në shenjë proteste ndaj ndalimit dhe zëvendësimit të Akis.

“Krah për krah kundër fashizmit,” brohoritën ligjvënësit e DEM-it, ndërsa ligjvënësit nga Partia AK (AKP) e presidentit Recep Tayyip Erdogan brohorisnin kundërparrulla të tilla si “mallkuar PKK” ndërsa grisnin tabelat e mbajtura nga ligjvënësit e DEM.

Pamjet treguan ligjvënësit duke debatuar me zë të lartë dhe duke shtyrë njëri-tjetrin. Një grusht çoi në një përleshje që shkaktoi rrëzimin e disa ligjvënësve, ndërsa të tjerë u ndaluan të bashkoheshin në ‘luftë’.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush e dha grushtin e parë. Asambleja e Përgjithshme u mbyll një ditë pas incidentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Kalo në kategori