LAJMI I FUNDIT:

Mbappe i tregon presidentit Macron se kur do të zyrtarizohet transferimi i tij tek Real Madridi

Mbappe i tregon presidentit Macron se kur do të zyrtarizohet transferimi i tij tek Real Madridi

Kylian Mbappe u kap nga kamerat duke i treguar presidentit të Francës, Emmaneul Macron, se kur do të zyrtarizohet transferimi i tij tek Real Madridi.

25-vjeçari, momentalisht është pjesë e grumbullimit të Francës që po bëjnë përgatitjet e fundit para Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’, aty ku në kampin stërvitor i pranishëm ishte edhe Macron.


Biseda mes Mbappes dhe Macronit u kap dhe u shpërnda nga mediumi francez RMC Sport, të cilët kanë shfaqur momentin kur dyshja po flisnin për transferimin e pashmangshëm të Mbappes tek Real Madridi.

Kjo bisedë e shkurtë paralajamëroi se njoftimi zyrtar për transferimin e Mbappes tek Real Madridi do të bëhet sot (3 qershor) gjatë mbrëmjes.

Macron tha: Kylian, si je? A je në formë të mirë?

Mbappe u përgjigj: Jam mirë.

Macron më pas pyeti: A është sot dita kur do të bëhet njoftimi?

Reali po përgatitë komunikatën, zyrtarizimi i Mbappes çështje orësh
Lexo po ashtu Reali po përgatitë komunikatën, zyrtarizimi i Mbappes çështje orësh

Mbappe iu përgjigj: Sonte, sonte.

Ky transferim ishte pritur që të bëhet tash e disa kohë, ndërsa raportimet sugjerojnë se Real Madridi do ta konfirmojë sonte transferimin e Mbappes, kjo edhe duke marrë parasysh vet informacionin që ka dhënë lojtari.

Transferimi i Mbappes po shihet si një lëvizje strategjike nga ana e Real Madridit për të përforcuar ekipin dhe për të mbajtur nivelin konkurrues në La Liga dhe në Ligën eKampionëve.

Pasi që të bëhet njoftimi zyrtar për transferimin e tij, me gjasë do të bëhet e ditur edhe data se kur Mbappe do të prezantohet para tifozëve, e kjo pritet që të ndodhë pas përfundimit të Euro 2024./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori