LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Apelit: Kurti po tenton ta kapë sistemin e drejtësisë

Ish-kryetari i Apelit: Kurti po tenton ta kapë sistemin e drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se po jep deklarata që janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ai në TV Dukagjini e përmendi rastin e Enver Sekiraqës, për të cilin tha se nuk mund të përgjithësohet i gjithë sistemi për gabimet e individëve.


“Është ndërhyrje kur kryeministri e hapë mbledhjen e Qeverisë dhe thotë kë dështu sistemi i drejtësisë. Nuk ka dështu sistemi me Sekiraqën, ka dështu një gjyqtarë e një trup gjykues, dhe atë vendim e ka përmirësu Gjykata e Apelit. Këshilli gjyqësor ka marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit… Sistemi i drejtësisë ka vepru, sikur të mos vepronte apeli e këshilli gjyqësor atëherë është diçka tjetër. Sistemi i drejtësisë sonë në rajon është më i miri”, tha ai.

Tutje ai tha se Kurti po tenton që ta kapë sistemin e drejtësisë.

“Me vetë faktin që thotë sistemi i drejtësisë ka dështu, ai e ka luftën me kapë sistemin e drejtësisë me i pru njerëzit e vet… Kemi ndërhyrje haptas të kësaj qeverie, kur kanë nxjerrë ligjin për zyrtarë publikë, për pagat, ligjit për këshillin prokuroria, kushtetuesja ka konstatu ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Akuzat ndaj sistemit të drejtësisë, Prokuroria Speciale kërkon nga kryeministri Kurti që të shmangë deklarimet publike
Lexo po ashtu Akuzat ndaj sistemit të drejtësisë, Prokuroria Speciale kërkon nga kryeministri Kurti që të shmangë deklarimet publike

Ndryshe edhe Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë një reagim ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me rastet e krimeve të luftës.

Kurti të enjten tha se janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre, dhe sipas tij, ende nuk ka asnjë rezultat.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes së vazhdueshme joproduktive të Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me rastet e krimeve të luftës.

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta
Lexo po ashtu Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

“Prokuroria Speciale potencon fuqishëm se komentet e vazhdueshme të Kryeministrit të Kosovës për punën e Prokurorisë Speciale janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e Gjyqësorit. Andaj, si të tilla e minojnë besimin e publikut në punën e Prokurorit të Shtetit në përgjithësi dhe të Prokurorisë Speciale në veçanti”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori