LAJMI I FUNDIT:

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Nga pallati i sportit “E-work Arena” në Milano, kryeministri shqiptar Edi Rama ju ka thënë shqiptarëve të Italisë se ata nuk janë detyruar që t’i ndërrojnë emrat siç u detyruan bashkëatdhetarët e tyre në Greqi. Këtë të fundit, kryeministri Rama e ka quajtur një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike.

Edi Rama: “E stato un albanese”, me siguri të gjithë ata e kujtojnë këtë zile alarmi. “E stato un albanese”, ishte avazi që ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptari duhej ta harronte të qënurit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm dhe ku shqiptari në kërkim të një jete të re ndjehej si një person në kërkim për fajin e vetëm, që ishte një shqiptar. Për përplasjen e dy makinave, gazetat shkruanin “e stato un albanese”, kryehej një vrasje, telegazetat e fillonin “e stato un albanese”. E kam dëgjuar me veshët e mi. Gazetari me mikrofon në dorë dhe me dritat e policisë raportoi se ka dyshime se autori ishte një shqiptar, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve ku ne u shfaqëm si një jashtëngjitje, zhveshur përveç ëndërrës së një parajse lirie. Shqipëria në sytë e Italisë ishte si një ekran televizori kur ikin dritat. Italia ua hapi bujarisht derën shqiptarëve, por edhe qeveritë italiane u sollën me shqipërinë si askush tjetër.

Rama mbyll takimin me shqiptarët në Milano: Kthehuni në atdhe dhe investoni kursimet
Lexo po ashtu Rama mbyll takimin me shqiptarët në Milano: Kthehuni në atdhe dhe investoni kursimet

Ne shqiptarët jemi përgjegjës për ecurinë dhe për të ardhmen e banorëve të këtij kontinenti, kur shtetet e Evropës, ose ja dalin të gjithë, ose mbeten në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë. Gjermania e quajti ribashkim dhe ja doli në krye papritur dhe kërkuar që gjermanët lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces të stërzgjatur. BE ju desh të zvarritej me dhjetra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa Rusia u shfaq duke e bërë Evropën të fillojë më në fund se duhet të ribashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë. Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht vëllezërve dhe motrave të Greqisë për një arsye, një njollë trupi në historinë e Evropës demokratike, por ama nuk ishin të pakëta rastet kur ju e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zgjidhja e zilës “e stato un albanese” apo një Dritë që u rilind si Luçia, por mbase formula e njohjes së Italisë, bashkuar me fshehjen e gjurmëve të të qenurit shqiptarë, shpjegon fuqinë vetëtransformuese që i bëri qindra shqiptarë të përshtaten./Tv Klan


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori