LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në TD Garden, Boston Celtics mposht Indianan pas vazhdimeve dhe merr fitoren e parë në finalen e Konferencës

Spektakël në TD Garden, Boston Celtics mposht Indianan pas vazhdimeve dhe merr fitoren e parë në finalen e Konferencës

Boston Celtics kanë fituar ndeshjen e parë finale në Konferencën e Lindjes ndaj Indiana Pacers me pesë pikë diferencë 133:128.

Sfida e zhvilluar në TD Garden ishte e jashtëzakonshme, pasi fituesi u përcaktua vetëm pas kohës shtesë.


Dueli ishte dramatik që nga fillimi deri në fund, dhe në fund të pjesës së rregullt pamë një çmenduri të vërtetë. Basketbollistet e Indianës e lanë topin me gabim dhjetë sekonda para fundit me epërsi 117:114 dhe vendasit përfituan nga kjo.

Jaylen Brown shënoi një tre pikësh për të barazuar ndeshjen dhe e dërgoi atë në kohë shtesë me më pak se gjashtë sekonda të mbetura në lojë.

Kur u luajt koha shtesë, u shfaq heroi i dytë i Celtics. Është Jayson Tatum, i cili shënoi deri në 10 pikë në shtesë dhe i solli skuadrës së tij fitoren 133:128.

Ishte Tatum që ishte më efikasi në këtë sfidë me 36 pikë, ndërsa Jrue Holiday shënoi 28. Në ekipin fitues 26 shënoi edhe Brown, ndërsa për mysafirët më i miri në parket ishte Tyrese Haliburton me 25 pikë.

Edhe ndeshja e dytë finale do të zhvillohet në TD Garden, derisa ajo skuadër që i bën katër fitore e para kalon në finalen e madhe të NBA-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori