LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury humbi ndeshjen e parë të boksit në karrierën e tij profesionale në orët e para të së dielës (19 maj) pasi Oleksandr Usyk e mposhti atë me vendim me pikë për t’u bërë kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës.

Tani janë shfaqur pamjet e ‘The Gypsy King’ pasi ai u kthye në dhomën e tij të zhveshjes – dhe është e drejtë të thuhet se ai nuk ishte një njeri i lumtur.


Fury dhe Usyk më në fund u takuan në Arabinë Saudite pas shumë pritjesh, të dy duke kërkuar të bëjnë histori duke u bërë njeriu i parë që mban të katër rripat e peshave të rënda në të njëjtën kohë, si dhe duke bashkuar divizionin për herë të parë që kur Lennox Leëis mposhti Evander Holyfield në nëntor 1999.

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Lexo po ashtu Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Fury ishte i tërbuar nga verdikti i gjyqtarëve teksa po shkonte në prapaskenë. Gjërat mund të kishin qenë shumë më keq për britanikun, pasi ai ishte në prag të ndalimit në raundin e nëntë.

Teksa po bënte rrugën e tij në prapaskenë në Kingdom Arena, 35-vjeçari ishte dukshëm i frustruar nga rezultati, duke bërtitur: “Çohuni djema!”.

Megjithatë, në një moment, ai gjeti kohë për të njohur të riun Moses Itauma, i cili kishte fituar me nokaut më herët kundër Ilja Mezencev.

Fury më pas vazhdoi: “Mendova se e fitova luftën me katër ose pesë raunde, por nuk mund të thuash kurrë se kur je aty”.

Boksieri 35-vjeçar ka opsionin e një revanshi të menjëhershëm me Usyk, që pritet të zhvillohet në muajin tetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori