LAJMI I FUNDIT:

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Organizatorët e mbledhjes së fondeve thonë se shumë sllovakë e kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre.

Bëhet e ditur se mbi 4 milionë euro u mblodhën nga sllovakët në muajin e fundit për të siguruar armë për ushtrinë ukrainase.

Nisma ‘Municion për Ukrainën’ filloi në mes të prillit dhe mblodhi rreth 67,000 donacione brenda një muaji, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Nisma vjen pasi Ministri i Jashtëm, Juraj Blanar, njoftoi se Sllovakia nuk do të dërgonte armë në Ukrainë sepse “nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën”.

Ukraina dhe Rusia sulme të ndërsjella me dronë
Lexo po ashtu Ukraina dhe Rusia sulme të ndërsjella me dronë

Sipas organizatorëve të nismës për të dhuruar para për blerjet e municioneve, shumë prej tyre nuk pajtohen me qëndrimin pro-rus të qeverisë, duke çuar në mbështetje të gjerë për kauzën e tyre.

Siç thekson Lucia Stasselova, një nga organizatoret kryesore të nismës, ideja erdhi nga një fotoreporter dhe kreu i rrjetit Open Society.

“Qeveria nuk është e gatshme të ndihmojë, por njerëzit që jetojnë në Sllovaki duan të ndihmojnë”, tha Stasselova. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori