LAJMI I FUNDIT:

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar gatishmërinë e tij për të organizuar një raund tjetër të negociatave midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit.

Në një deklaratë të fundit në Facebook, ai tha se takimi do të ndodhte me një parakusht të qartë: “Palët duhet të demonstrojnë një angazhim të sinqertë për të arritur një marrëveshje”.

Gjatë një sërë takimesh në javën e kaluar që përfshinte Besnik Bislimin si kryenegociator të Kosovës dhe Petar Petkoviqin nga Serbia, nuk është arritur një konsensus përfundimtar.


Pas dështimi për të gjetur një gjuhë të përbashkët ka lënë në pezull të ardhmen e rregullimit të çështjes së dinarit.

Lajçak bëri të qartë se është i vendosur të mbështesë vazhdimin e bisedimeve, por vetëm nën kushtin që pala kosovare dhe ajo serbe do të demonstrojnë një vullnet të ndershëm për të negociuar dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Bislimi, pas takimit të 15 majit në Bruksel, kishte shprehur pakënaqësi për qasjen e palës serbe duke shtuar se nuk ka pritje për takime të reja, nëse nuk tregohen si pjesëmarrëse konstruktive.

“Ne në esencë kemi dhënë përgjigje ndaj propozimit të Z. Lajçak dhe kemi treguar ku mund të bëjmë kompromis. Ndërsa nga ana e Serbisë, panë një tendencë largimi nga propozimi që parashtruar nga ai. Kjo tregon që për Serbinë kjo çështje nuk ka asnjë lloj urgjence”, thekosi Bislimi.

Pala serbe, e përfaqësuar nga kryenegociatori Petar Petkoviq, kishte insistuar se ka prezantuar “gjashtë propozime të reja konstruktive,” të cilat sipas tij u hodhën poshtë nga Prishtina.

“Ne jemi të hapur për dialog, sepse synojmë një zgjidhje,” deklaroi Petkoviq, i cili nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e propozimeve serbe.

Ky raund i negocjatave vjen si vijim i përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb, e cila është në diskutim në shtatë takime të njëpasnjëshme në nivel të kryenegociatorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori