LAJMI I FUNDIT:

Malisheva ‘shkatërron’ Lirinë, shkëlqen Hazrollaj me katër gola të shënuar

Malisheva ‘shkatërron’ Lirinë, shkëlqen Hazrollaj me katër gola të shënuar

Malisheva ka fituar me rezultat tenistik 7-4 ndaj Lirisë në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në këtë takim shkëlqeu Drilon Hazrollaj që shënoi plotë katër gola, Etnik Brruti me dy gola dhe një tjetër nga Altin Aliu.


Liria mori avantazhin e para me anë të Valmir Berishës (30’) i cili shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.

Altin Aliu (42’) shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1, ndërsa Drilon Hazrollaj (48’) shënoi për 2-1 pas asistimit të Altin Aliut.

Në pjesën e dytë Malisheva u tregua edhe më e fortë duke mos u ndalur së shënuari në portën e Lirisë.

Drilon Hazrollaj (49’) shënoi për rezultatin 3-1 ndërsa po i njëjti lojtar gjeti rrugën e rrjetës edhe në minutën e 51-të për rezultatin 4-1.

Mysafirët arritën që të shënojnë edhe një herë tjetër kësaj radhe në minutën e 55-të për rezultatin 4-2.

Vendasit përsëri arritën që të shënojnë dy gola në një kohë shumë të shkurtër kësaj radhe me Etnik Brrutin që gjeti golin në dy raste (66’ dhe 68’) për rezultatin 6-2.

Liria shënoi edhe një herë tjetër për rezultatin 6-3, ndërsa goditjen përfundimtare prizrenasve ia dha Drilon Hazrollaj (81’) që shënoi golin e tij të katërt personal në këtë takim dhe të shtatin për Malishevën.

Liria shënoi edhe një gol tjetër me anë të Gjumsit i cili realizoi për rezultatin 7-4.

Ndeshjen e fundit në kampionat Malisheva do ta luajë në udhëtim ndaj Dritës, ndërsa Liria do të jetë nikoqir i Llapit në Prizren./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Kalo në kategori