Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërbërja e parlamentit për këtë parti mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri i vendit, Albin Kurti shkarkohet ose dorë hiqet.
Deputeti Besnik Tahiri po ashtu ka komentuar edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke thënë se në atë takim nuk është diskutuar për agjendën legjislative.
“Takimi i mbrëmshëm i ka shpërfaq dy të vërteta të mëdha. Vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën, pra për agjendën legjislative… Siç shihet nuk është problem votimi i 300 milion eurove të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si Kurti ta gjejë një dalje, të cilën mund të ja mundësoj opozita në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme si dhe të jashtme si dhe mbi të gjitha të anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Ne sot jemi në ditën kur ne Strasburg ambasadorët diskutojnë a me hy a po jo Kosova në agjendën e Komiteteve të Ministrave. Kryeministri i vendit një ditë para se të vendoset për anëtarësimin e Kosovës, ai merret me zgjedhje. Me të vetmen arsye të mbulojë një marre, të mbulojë një dështim total që ja ka dhënë Kosovës. Sa i përket çështjes që u bë pastaj teme mediale të shpërbërjes së Parlamentit, në shpërbërjen e Parlamentit nuk e kemi diskutuar as një moment në Kuvendin e Kosovës. Ne si Aleancë e kemi propozuar një mocion të votëbesimit në Kuvend. Shpërbërja e Parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorë hiqet”, ka deklaruar Tahiri.
I pyetur nëse kjo parti do të takohet me Kurtin, ai ka thënë se nuk kanë arsyeje te mos takohen, mirëpo siç tha ai duhet të dihet tema e diskutimit.
“Aleanca nuk ka as një arsye pse mos me u takua me Kurtin, por duhet me ditë për çka me u takua. Ne duhet me ditë temën, në qoftë se ka të bëjë një temë të interesit nacional ne këtë e kemi konfirmuar edhe me letër… Për marrëveshje ndërkombëtare dhe për ligje nuk kemi se çka takohemi, Aleanca ja ka dhënë votën. Për gjatë gjithë këtij mandati veç tre muaj ditë nuk kemi votuar, gjithmonë i kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa për t’u takuar sa për të mbuluar një çasje të tij arrogante, arbitrare e shumë nënçmuese që e ka pasur për opozitën nuk kemi çka”, ka shtuar Tahiri.
Ndërsa ka thënë se AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë.
“PDK është deklaruar, PDK ka pasur pozicion të shpërbërjes edhe me herët, të LDK nuk e di. Mirëpo ajo që dua të them në qoftë se ka një parti që i konvenojnë zgjedhjet, parti që është në këtë Kuvend të Kosovës është aleanca. Po e them pa modesti për shkak se organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë. Edhe unë mendoj qe rezultati jonë do të jetë befasia e zgjedhjeve. Mirëpo shkuarja në zgjedhje përmes një marrëveshje kërkon më shumë korrektësi”, ka përfunduar Tahiri.
AAK ka refuzuar ftesën për të marr pjesë në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Albin Kurti, në të cilën kryeministri Kurti kishte bërë ftesë për të diskutuar për agjendën legjislative.
Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por ka theksuar nevojën e një konsensusi më të gjerë edhe me partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë