LAJMI I FUNDIT:

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t’i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t’i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka takuar krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative.

Kuvendi i Kosovës me muaj të tërë nuk po arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në mungesë kuorumi.


Opozita ka bojkotuar votimin e tyre për shkak siç deklaronin të situatës politike në vend dhe mungesës së konsensusit për çështje të brendshme.

Për muaj me radhë nuk u miratuan - a pritet të kalojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend pasi AAK tha se do të votojë pro?
Lexo po ashtu Për muaj me radhë nuk u miratuan - a pritet të kalojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend pasi AAK tha se do të votojë pro?

Por, a pritet t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit krerët e partive opozitare?

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu në një deklaratë për Telegrafin tha se PDK ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim pune për të hënën.

Abdullahu tha tutje se kryetari i partisë, Memli Krasniqi do të merr pjesë në takim. “Mund ta konfirmoj që kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim”, tha ai.

Zëdhënësi i PDK-së tutje tha se qëndrimi i tyre si PDK është i qartë dhe konsistent, se Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë.

“…Prandaj edhe pjesëmarrja e kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, tha Abdullahu për Telegrafin.

Ndërkaq, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në një deklaratë për Telegrafin tha se LDK ka pranuar ftesën, por lidhur me atë se a do të marrin pjesë ose jo do të njoftojnë siç tha “me kohë”.

“Konfirmoj se kemi pranuar ftesën e z.Kurtit”, tha Mustafa.

I pyetur se a do të marrin pjesë në takim, zëdhënësi i LDK-së tha shkurt “do t’ju njoftojmë me kohë”.

Edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar për Telegrafin se AAK ka pranuar ftesën për takim të hënën, në ora 18:30, ndërkaq janë në shqyrtim të ftesës se a do të marrin pjesë apo jo.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori