LAJMI I FUNDIT:

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Luka Modric ishte një nga lojtarët më të merituar për fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munich dhe vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.

Los Blancos fituan ndaj bavarezëve me rezultat 2-1 në shtëpi pas një kthese të madhe, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

Në ndeshjen e dytë në Madrid, bavarezët kaluan në epërsi me golin e Alfonso Davis dhe mund të ishte lehtësisht 0-2 në minutën e 85-të.


Në atë moment, Real Madridi kishte mbetur keq prapa pas një rivënie nga këndi, ku Bayern Munich nisi një kundërsulm dhe ishte një situatë tre me dy, por Luka Modric reagoi në stilin e mbrojtësve më të mirë dhe lojtarëve më të shpejtë.

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit
Lexo po ashtu Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Kroati është kthyer pothuajse nga këndi i fushës (në pjesën e sulmit) në zonën e tij të penalltisë me një shpejtësi të madhe dhe ka larguar rrezikun, duke ndërhyrë para Aleksandar Pavlovicit.

Modric është pothuajse 39 vjeç, luajti vetëm pak më shumë se 20 minuta në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, por bëri një lëvizje shumë të rëndësishme që i siguroi finalen skuadrës së tij.

Kjo pasi më vonë, Joselu shënoi dy gola për ta kaluar Realin tutje, ku ai është një hero absolut, por nëse nuk do të ishte lëvizja e Modricit, ndoshta gjithçka do të ishte ndryshe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori