Në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, është diskutuar Agjenda e reformave në kuadër të planit të BE-së për rritje 2024-2027.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në kuadër të kësaj agjende Kosova është ftuar të prezantoj agjendën e reformave që fokusohet në masa socio-ekonomike që stimulojnë zhvillimin dhe konvergjencën me BE-në.
“Ekipi i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë ka qenë i angazhuar në hartimin e kësaj agjende. Puna ka vazhduar me shumë intensitet ku pas disa muaj negociata me Komisionin Evropian janë identifikuar rreth 30 reforma dhe mbi 100 aktivitete konkrete të shpërndara në pesë fusha”, tha Kurti.
Kurti përmendi se këto fusha janë: Qeverisja – reforma e administratës publike dhe menaxhimi i financave publike, Tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, Zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisi afarist, Kapitali njerëzor dhe Bazat e anëtarësimit në BE, përkatësisht sundimi i ligjit, transmeton Telegrafi.
“Kjo agjendë gjithëpërfshirëse reformash synon të reformoj më tej administratën publike dhe të avancoj menaxhimin e financave publike. Ajo vendos një fokus te veçantë në agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin. Në fushën e sektorit privat kemi paraparë veprime që rrisin investimet dhe eksportet dhe masat që mundësojnë më tej qasjen në financa. Synon të siguroj arsim cilësor në të gjitha nivelet. Do të luftoj më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se fondet nga plani evropian i rritjes për Kosovën do të jenë shtesë krahas atyre nga IPA, ku nga gjithsejtë rreth 950 milionë euro gjysma do të shkoj në buxhet për zbatimin e reformave ndërsa gjysma tjetër në projekte investive.
Kurti tha se konsultimet publike për këtë agjendë tashmë kanë filluar dhe do të vazhdojnë edhe gjatë javëve në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në tren për Prizren, me Biskrem!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/3815c072-7569-4992-b854-d0b6079612b1-380x233.jpg)
Në tren për Prizren, me Biskrem!
![Qendra Laserike e syrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/AMARIS_Foto-1-1-380x233.png)
Qendra Laserike e syrit "Kubati" sjell laserin për eliminimin e dioptrisë Amaris 7D – I vetmi i këtij lloji në rajon
![Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_8-27-380x233.jpg)
Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë
![Zbuloni mundësitë e reja për punë me Telegrafi Jobs!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Telegrafi-Jobs-380x233.jpg)
Zbuloni mundësitë e reja për punë me Telegrafi Jobs!
![Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Grand-Residence-mars-380x233.jpg)
Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren
![Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Picture-1-380x233.png)
Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_28-13-380x233.png)
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
![Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-24-380x233.png)
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/chris-langan-missouri.jpeg)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjyqtaret-2-380x233.jpg)
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
![Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/nagelsmann-gjermani-380x233.jpg)
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës