LAJMI I FUNDIT:

Lirohet drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i ndalohet tu afrohet disa personave dhe detyrohet të lajmërohet në polici

Lirohet drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i ndalohet tu afrohet disa personave dhe detyrohet të lajmërohet në polici

Gjykata ka vendosur që drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, dhe dy të tjerëve, t’u ndalohet afrimi te persona të caktuar dhe t’u caktohet masa për lajmërim në stacionin policor në Gjilan.

Valon Zymberi dhe dy persona të tjerë ishin ndaluar të enjten për 48 orë nën dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafiteri të qytetit të Gjilanit.


Eliminimi i Dritës nga Prishtina në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës është përcjellë me tensione të shumta, gjatë dhe pas ndeshjes.

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Lexo po ashtu Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Tifozët “Intelektualët” kanë reaguar ashpër për këtë eliminim, duke ofenduar rëndë Zymberin dhe të tjerët.

Më vonë u konfirmua se Zymberi kishte konflikt fizik me drejtuesin e tifogrupit “Intelektualët”, Taulant Byqmetin, në një kafiteri të qytetit, që është pronë e këtij të fundit.

Drejtori sportiv i Dritës dhe dy persona të tjerë me inicialet F.R dhe I.Sh, ishin arrestuar nga Policia.

Reagon klubi i Dritës për ngjarjet e fundit, shkruan se nuk do ta largojnë Valon Zymberin
Lexo po ashtu Reagon klubi i Dritës për ngjarjet e fundit, shkruan se nuk do ta largojnë Valon Zymberin

Të tre sot janë liruar, por nuk kanë të drejt të afrohen te disa persona, ndërsa duhet të lajmërohen në polici një herë në jave. /Telegrafi/