LAJMI I FUNDIT:

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Dje (e martë), drejtori sportiv i klubit Drita, Valon Zymberi, së bashku me disa shokë apo të afërt të tij ka sulmuar kryetarin e tifogrupit ‘Intelektualët’, Taulant Byqmetin, në një nga lokalet e qytetit, pas disa mosmarrëveshjeve pas ndeshjes së Kupës së Kosovës, mes klubit gjilanas dhe Prishtinës.

Drita humbi nga Prishtina në vazhdime me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe u eliminua nga gara.


Humbja shkaktoi tension në shkallët e stadiumit me bari sintetik në Gjilan, me tifogrupin “Intelektualët” që kërkonin llogari dhe shanin drejtuesit e ekipit dhe stafin e Dritës.

Taulant Byqmeti, kryetari i ‘Intelektualëve’

Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, gjëja do të bëhej më e madhe, kur kryetari i ‘Intelektualëve’, Taulant Byqmeti do të sulmohej në një nga lokalet e qytetit, lokal i cili thuhet se është nën pronësi të tij.

Në një video të publikuar nga RTV Dukagjini, pretendohet se sulmuesit janë drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, së bashku me disa shokë të tij, të cilët thuhet se janë të afërm me të dhe drejtuesit e tjerë të Dritës.

Menjëherë pas rrahjet së Byqmetit ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka ftuar në intervistim të dyshuarit.

“Dje rreth orës 18:10, Njësitet Policore të Stacionit Policor Gjilan kanë reaguar në një rast të raportuar se në një kafiteri të qytetit në Gjilan disa persona kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterise”.

“Për këtë rast, Policia ka vepruar duke arrestuar tre persona të dyshuar të cilët kanë marrë pjesë në këtë rast. Te dyshuarit janë intervistuar në lokalet policore të Stacionit Policor Gjilan dhe do ndermirën veprime ligjore ne koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka konfirmuar për Telegrafin kapiteni Rashit Rashiti nga Policia e Gjilanit.

Disa orë më vonë, është konfirmuar lajmi së të arrestuarve i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Ju konfirmojmë se tre personave të dyshuar, të cilët kanë marr pjesë në këtë  rast ju është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria e Shtetit”, konfirmoi Rashiti për Telegrafin.

Telegrafi mëson se tre të ndaluarit janë, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi dhe dy persona tjerë me iniciale F.R. dhe I.SH. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori