Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës, vetëm një ndeshje në orar

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet me emocionet e garës së re, ndërsa sot (e premte) fillon edicioni i ri 2026/26 me ndeshjen e parë zhvillohet që do të luhet në Drenas.
Pritjes i erdhi fundi. Superliga e Kosovës nis sot zyrtarisht sezonin 2026/27, me përballjen mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit që do të hapë siparin e kampionatit.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, drenicasit do ta presë gjilanasit në një sfidë që nis nga ora 16:30.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme e Superligës që zhvillohet sot, duke i dhënë kështu startin një edicioni të ri të elitës së futbollit kosovar.
Dy skuadrat synojnë ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë, ndërsa tri pikët në hapje mund të kenë rëndësi të madhe për vazhdimin e sezonit.
Pas kësaj përballjeje, java e parë do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën, ndërsa vëmendja kryesore të dielën do të jetë te derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

















































