LAJMI I FUNDIT:

Votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Bogujevci falënderon edhe opozitën: Kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë

Votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Bogujevci falënderon edhe opozitën: Kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë

Javën që po lëmë pas Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi opinionin e raportueses Dora Bakoyannis e cila rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE, gjersa fjalën e fundit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës do të japë Komiteti i Ministrave në muajin maj.

E lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe votën pro në Asamblenë Parlamentare ka folur sot nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, njëherësh kryesuese e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare.


Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

“Kjo është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë. Kjo është fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

Ky është rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët kanë punuar pa ndalë dhe me përkushtim në qëllimet tona të përbashkëta…”, tha ajo.

Ambasadori gjerman, Rohde: U fituan zemrat dhe mendjet në Asamble - Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime
Lexo po ashtu Ambasadori gjerman, Rohde: U fituan zemrat dhe mendjet në Asamble - Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime

Bogujevci ka falënderuar edhe opozitën për punën e tyre.

“Ky sukses i Kosovës tregon më së miri se kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë. Kemi qenë ekip dhe ashtu njihemi në asamble. Ky votim është një fitore e madhe për Kosovën. Ka mbete pjesa finale, ajo e votimit në Komitetin e Ministrave dhe kemi shumë punë për të bërë deri në maj… Unë jam shumë optimiste në vendim që do të merret unë kam besim te plote por, natyrisht ende kemi shumë punë”, ka shtuar Bogujevci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori